Presidentja e vendit, Vjosa Osmani të hënën takoi krerët e partive politike për t’u konsultuar rreth shtyrjes së zgjedhjeve pas rekomandimit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik për shtyrje të procesit zgjedhor.
Shumica e partive politike parlamentare ishin kundër shtyrjes së zgjedhjeve lokale, si PDK, LDK, AAK, ndërsa nga Vetëvendosje janë deklaruar pro shtyrjes së zgjedhjeve.
Edhe nga partitë nga radhët e komuniteteve ishin të ndara rreth shtyrjes së zgjedhjeve lokale.
Pas takimit të presidentes me përfaqësuesit të partive politike, Osmani ka mbajtur një konferencë për media
Osmani: Kishte mospajtim mes partive, nuk ka bazë për shtyrje të zgjedhjeve
Presidentja Osmani në një konferencë për media ka folur për takimin që ka pasur me përfaqësuesit e subjekteve politike në lidhje me shtyrjen e zgjedhjeve lokale.
Osmani ka thënë se IKSHPK ka rekomanduar shtyrjen e zgjedhjeve lokale për shkak të pandemisë.
Megjithatë ajo thotë se mënyra e vetme për të shtyrë zgjedhjet është konsensusi mes partive të pozitës dhe opozitës.
“Përkundër rekomandimeve të IKSHP-së për shtyrje të zgjedhjeve, mendimi mbizotërues i subjekteve politike opozitare ishte kundër shtyrjes së zgjedhjeve. Unë mendoj se ky mendim mund të ketë pasoja për shëndetin e qytetarëve”, ishte shprehur ajo, përcjell Telegrafi.
Osmani më tej kishte thënë se nuk pajtohet me mendimin e subjekteve opozitare por do ta respekton këtë mendim.
“Unë do ta respektoj këtë, por assesi nuk do të thotë se pajtohem me këtë…Meqë nuk ka pasur pajtim mes partive në pushtet dhe atyre opozitare nuk ka bazë të mjaftueshme për shtyrje të zgjedhjeve”, deklaroi Osmani.
Presidentja thotë se zgjedhjet më së shumti do të shtyheshin dy muaj, kjo për t’iu dhënë afat stafit shëndetësor ta marrin situatën nën kontroll.
Deklaratat e përfaqësuesve të partive politike pas takimit me Osmanin
Kurti: LVV është për shtyrje të zgjedhjeve lokale
Kryetari i LVV që është edhe kryeministër i vendit kishte thënë pas takimit me Osmanin se subjekti që ai drejton është për respektim të mendimit të mjekëve dhe për shtyrje të zgjedhjeve.
Kurti thotë se shtyrja duhet të bëhet në mënyrë që të mos ketë valë të re të virusit.
“Ne jemi për respektimin e vlerësimit profesional të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, i nënshkruar nga 11 doktorë gjithsej, që është për shtyrjen e zgjedhjeve. Shtyrja e zgjedhjeve më së shumti i kushton pikërisht subjektit tonë, që nga viti 2017 janë mbajtur dy palë zgjedhje nacionale. Duke e pasur parasysh që aktualisht kemi një përmirësim të situatës me pandeminë në mënyrë që ky përmirësim të mos ndalet, në mënyrë që të mos kemi një valë të re, për shkak se versioni Delta është eksploziv në muajt nëntor dhe dhjetor, ne jemi që zgjedhjet të shtyhen”.
Kurti ishte shprehur se zgjedhjet lokale nuk janë sikur ato qendrore.
“Megjithatë ne nuk imponojmë qëndrimin tonë, le të merret cilido vendim ne do ta respektojmë. Nuk janë zgjedhjet lokale sikur ato qendrore. Nuk votohet vetëm një kandidat por më shumë dhe ka edhe balotazh e nuk votohet vetëm një raund”.
Kurti megjithatë ka thënë se nuk do të imponohet qëndrimi i tyre për shtyrje të zgjedhjeve.
“Ne kemi shprehur qëndrimin si subjekt dhe duhet të presim që të përfundojë takimi konsultativ”, deklaroi tutje Kurti.
Krasniqi: Nuk besoj se do të ketë shtyrje të zgjedhjeve
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se si parti politike janë shprehur se fushata zgjedhore mund të mbahet në vetëm pak ditë apo edhe në anulim të gjithë fushatës, por jo edhe të ditës së zgjedhjes.
Ai pas takimit të partive politike me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani ka bërë të ditur qëndrimin e PDK-së sa i përket fushatës zgjedhore.
“Ne kemi shprehur qëndrimin që jemi të gatshëm ta shkurtojmë maksimalisht fushatën apo edhe të pezullohet totalisht fushata konvencionale e takimeve dhe tubimeve publike, që të ketë respektim rigoroz të masave të vendosura nga Qeveria dhe të rekomanduara nga institucionet përkatëse shëndetësore, por po ashtu kërkova që t’i jepet prioritet vaksinimit të trupave zgjedhor, të komisionarëve në mënyrë që ata të jenë të mbrojtur dhe të mos jenë në rrezik të bartjes së infeksionit në ditën e zgjedhjeve. Kam kërkuar përshpejtim dhe dencentralizim të procesit të vaksinimit për gjithë qytetarët e Kosovës… Qëndrimi jonë është që shëndeti i qytetarëve është prioritet, por karshi shëndetit të qytetarëve është edhe shëndeti i demokracisë”, tha ai.
Ai tha se partitë opozitare janë shprehur të gatshme që të mos ketë fushatë zgjedhore, por që tha se një mbështetje të tillë nuk e kanë marrë nga kryetari i LVV-së.
“Opozita u shprehëm që të mos fushatë fare apo vetëm disa ditë, por nuk e morëm një konfirmim apo gatishmëri të tillë nga kryetari i LVV-së Albin Kurti, ndërsa sa i përket vendimit mendoj se nuk do të ketë shtyrje të procesit zgjedhor…Nuk pati propozim të saktë për ndonjë datë të caktuar”, tha Krasniqi.
Abdixhiku: Ditë e mirë për demokracinë që nuk u shtynë zgjedhjet
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se në takim nuk ka pasur pajtueshmëri për shtyrjen e datës së zgjedhjeve.
Ai ka thënë se në takim shprehen brengen për pandeminë dhe numrin e madh të vdekjeve nga COVID-19.
Sipas tij ka thënë se kjo situatë ka ardhur nga menaxhimi inekzistent të Qeverisë.
“Në situatën e tanishme, unë kam bërë një propozim për shkurtim të fushatës zgjedhore dhe siç jeni informuar kam marrë përgjigje nga AAK dhe PDK. Nuk kam marrë përgjigje nga Kurti. Ne kemi marrë vendim si LDK që do të ushtrojmë fushatë 5 ditë ose fare. Ne besojmë që një skenar për shtyrje t zgjedhje nuk bën të ekzekutohet sepse në pyetje është demokracia. Nuk kishte pajtueshmëri për shtyrje të zgjedhjeve dhe kjo është ditë e mirë për demokracinë”, ka thënë ai.
Abdixhiku theksoi se triumfoi demokracia.
“Shpresoj se një vendim i tillë të mbetet në ditët në vijim”, ka thënë Abdixhiku.
Nitaj: Zgjedhjet nuk do të shtyhen, nuk kishte konsensus
Zyrtari i AAK-së, Muharrem Nitaj pas takimit në Presidencë ka deklaruar se zgjedhjet do të mbahen në datën e paraparë me Kushtetutë.
“Nuk ka pasur konsensus mes subjekteve politike prandaj zgjedhjet nuk shtyhen. Presidentja deklaroi se pa konsensus politik nuk do të shtyjë zgjedhjet. Të gjitha subjektet opozitare ishin kundër”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Nitaj thotë se edhe Kurti kishte deklaruar se nuk do ta imponojë qëndrimin e tij.
“Kishte konsensus që fushata të shkurtohet vetëm në pesë ditë”, deklaroi Nitaj.
Ndërkaq, partitë nga komunitetet jo shumicë kanë shprehur qëndrime të ndryshme rreth shtyrjes së zgjedhjeve lokale.
Derisa nga Partia e Re Demokratike kanë deklaruar se zgjedhjet duhet të mbahen në pranverë, nga Partia e Ashkalinjve për Integrim e kanë quajtur të pakuptimtë idenë e shtyrjes.
Zëvendëskryeministrja e Kosovës, njëherësh kryetare e subjektit politik Partia e Re Demokratike, Emilia Rexhepi ka deklaruar se janë pro shtyrjes së zgjedhjeve deri në pranverë.
Por, ndryshe është shprehur Qazim Rrahmani nga Partia e Ashkalinjve për Integrim, i cili u shpreh kundër shtyrjes së zgjedhjeve lokale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPërfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj
Rama surprizon Melonin për ditëlindje në Abu Dhabi
"Probleme martesore dhe financiare"- Prokurorja tregon njërin nga motivet që quan në vrasjen e Liridona Ademaj
Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri