LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Njohja e pavarësisë nga pesë shtetet anëtare të BE-së, do t’i kontribuojë paqes dhe stabilitetit në rajon

Osmani: Njohja e pavarësisë nga pesë shtetet anëtare të BE-së, do t’i kontribuojë paqes dhe stabilitetit në rajon

Presidentja Vjosa Osmani sot ka pranuar “Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën” nga shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog.

Osmani ka nënvizuar se Republika e Kosovës e ka prioritet anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Në këtë kontekst, ajo ka theksuar se asgjë dhe askush nuk do të mund të ndalë vendosmërinë e institucioneve të reja të Kosovës për sundim të ligjit dhe për të mbrojtur integritetin e institucioneve.


Presidentja më tej potencoi se në kuadër të kompetencave kushtetuese do të jetë garantuese e realizimit të këtyre prioriteteve, ashtu siç ka qenë edhe deri më tash.

Gjatë takimit, ajo kërkoi sqarime për moskonsultimin e institucionit të Presidencës në fazën përpara para hartimit të raportit, siç janë konsultuar të gjitha institucionet e tjera dhe shoqëria civile.

Osmani potencoi rëndësinë që raporti i ardhshëm të jetë gjithëpërfshirës dhe të reflektoj kontributin e Presidencës për arritjet gjatë periudhës raportuese.

Tutje ka vlerësuar se angazhimi në rritje i institucioneve të Kosovës për zbatimin e reformave evropiane duhet të përcillet me diskutime me institucionet dhe shtetet anëtare të BE-së për fillimin e procesit të negociatave për anëtarësim në BE.

Më tej u shpreh se njohja e pavarësisë së Kosovës nga pesë shtetet anëtare të BE-së, është veprim jo vetëm i drejtë, por do të shërbejë si shtysë për realizimin e reformave të brendshme dhe do t’i kontribuoj paqes dhe stabilitetit në rajon.

Osmani ka mirëpritur rikonfirmimin e mbështetjes së Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës si reflektim i përmbushjes së të gjitha kërkesave që burojnë nga procesi formal i vlerësimit të veprimeve të institucioneve te Kosovës.

Në fund tha se liberalizimi i vizave është qenësor për ruajtjen e kredibilitetit të BE-së në raport me zbatimin efektiv të politikës së zgjerimit të bazuar në meritat dhe rezultatet e angazhimeve të shteteve kandidate, transmeton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
​KQZ: Shpallja e rezultateve përfundimtare më së largu deri më 5 mars

​KQZ: Shpallja e rezultateve përfundimtare më së largu deri më 5 mars

Lajme
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori