LAJMI I FUNDIT:

Osmani-Konakoviq: Maqedonia e Veriut dhe Bosnja dhe Hercegovina kanë marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale

Osmani-Konakoviq: Maqedonia e Veriut dhe Bosnja dhe Hercegovina kanë marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot realizoi bisedë telefonike me homologun e tij nga Bosnja dhe Hercegovina, Elmedin Konakoviq, njoftojnë nga MPJ.

“Duke e uruar për marrjen e detyrës, Osmani shprehu kënaqësi për nivelin e lartë të marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimin bilateral ndërmjet dy vendeve, si dhe bindjen se ekziston mundësi dhe potencial për zgjerimin e tyre, përmes projekteve dhe iniciativave konkrete, sidomos në bashkëpunimin ekonomik”, thonë nga MPJ.

Pas marrjes së statusit kandidat për anëtarësim në BE, shtojnë nga atje, edhe një herë u përcoll gatishmëria për ndarjen e përvojave të Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimit euroatlantik të Bosnje dhe Hercegovinës.


“Vendimi për dhënien e statusit vend-kandidat për anëtarësim në BE është i rëndësishëm për kursin reformues të Bosnjë-Hercegovinës dhe e një rëndësie të madhe është për stabilitetin dhe zhvillimin e përgjithshëm të rajonit dhe për integrimin e tij sa më të shpejtë në BE”, theksoi Osmani.

Në mënyrë të veçantë diskutuan për bashkëpunimin rajonal, me fokus në kryesimin e Maqedonisë së Veriut me SHBA-Kartën e Adriatikut (A5) dhe OSBE-në. Në këtë kontekst, u diskutua për takimin e ardhshëm ministror në kuadër të A5 (27-28 mars) dhe vizitën e misionit në terren të OSBE-së në Bosnje dhe Hercegovinë, e planifikuar që të realizohet gjatë muajit prill./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
​Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

​Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Lajme
A do të jetë ​posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

A do të jetë ​posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

Lajme
Kalo në kategori