LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Gjermania dhe Franca rol të rëndësishëm në procesin e dialogut Kosovë-Serbi

Osmani: Gjermania dhe Franca rol të rëndësishëm në procesin e dialogut Kosovë-Serbi

Presidentja Vjosa Osmani, tha se në dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga Bashkimi Evropian (BE), Kosova është pala konstruktive.

Osmani pas takimi me homologen hungareze, Katalin Novak gjatë një konference për media u shpreh se Franca dhe Gjermani kanë luajtur një rol të rëndësishëm në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, duke folur për vizitën e këshilltarëve në Kosovë, Jens Plettner dhe Emmanuel Beaune.

Osmani pas takimit me Novak: Është koha që marrëdhëniet e Kosovës me BE-në të ngritën në një nivel më të lartë
Lexo po ashtu Osmani pas takimit me Novak: Është koha që marrëdhëniet e Kosovës me BE-në të ngritën në një nivel më të lartë

“Procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është i lehtësuar nga Bashkimi Evropian (BE), prandaj cilido nga shtete e BE-së është më se i mirëseardhur. Franca dhe Gjermania kanë luajtur një rol të rëndësishëm në këtë proces, andaj ne i falënderojmë. Vet ardhja e tyre në Kosovë kishte për qëllim dhe ua ka dëshmuar partnerëve tanë brenda BE-së dhe jashtë saj, SHBA-së, se ne jemi palë konstruktive në këtë proces. Çdo zgjidhje duhet të jetë për stabilitet e paqe afatgjatë. Qëndrimi i Kosovës mbetet po ai që e kemi dëgjuar vazhdimisht, ai që është konfirmuar në letrat e presidentit Biden”, tha ajo duke shtuar se “njohja reciproke është zgjidhja përpara, e cila sjell paqen afatgjatë. Ky është fokusi, përqendrimi ynë dhe puna jonë”. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori