LAJMI I FUNDIT:

Osmani-Escobar: Dialogu strategjik në mes Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së jep rezultate

Osmani-Escobar: Dialogu strategjik në mes Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së jep rezultate

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot në margjinat e Seancës së 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, realizoi takim me Gabriel Escobar, zv. ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe Përfaqësues Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, njoftojnë nga MPJ.

Bashkëbiseduesit, thonë nga MPJ, shprehën kënaqësinë që Dialogu Strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara tashmë po jep rezultate fillestare në formën e granteve amerikane që synojnë forcimin e sundimit të ligjit, kulturën dhe mbrojtjen. Ky zhvillim i bashkëpunimit është një tjetër konfirmim i aleancës shumëvjeçare dhe partneritetit të fortë strategjik mes dy vendeve.

“Ne jemi të përkushtuar që të përcaktojmë aktivitetet e ardhshme që dalin nga Dialogu Strategjik dhe synojnë forcimin e proceseve reformuese dhe garantimin e progresit dhe prosperitetit demokratik të vendit. Ne jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme amerikane ndër vite, me theks të veçantë në procesin tonë të integrimit evropian si veçanërisht i rëndësishëm për stabilitetin e përgjithshëm rajonal”, theksoi Osmani


Në të njëjtën kohë, shtojnë nga atje, në takim u përshëndet aleanca mes dy vendeve në kuadër të NATO-s, ndërsa u theksua mbështetja për Ukrainën dhe përpjekjet e përbashkëta për mbrojtjen e parimeve dhe vlerave moderne demokratike, si dhe u dënua ashpër invazioni ushtarak rus./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori