LAJMI I FUNDIT:

Osmani e Kurti ngushëllojnë popullin turk pas tragjedisë në minierë

Osmani e Kurti ngushëllojnë popullin turk pas tragjedisë në minierë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, kanë ngushëlluar popullin turk pas shpërthimit në një minierë qymyri në provincën Bartin të Turqisë, ku humbën jetën 41 persona dhe u lënduan 11.

Osmani në llogarinë e saj në Twitter, shkroi se në këto kohë të vështirë Kosova qëndron me Turqinë dhe me familjarët e viktimave.

“Ngushëllimet tona më të thella shkojnë për familjet e viktimave të shpërthimit tragjik në minierën në Bartin. Mendimet tona janë me më të dashurit e tyre, të plagosurit dhe popullin e Turqisë në këtë kohë të vështirë”, tha ajo.


Ndërsa, Kurti tha se “mendimet dhe lutjet tona janë me ju”.

“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, i shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta Republikës së Turqisë dhe familjeve të minatorëve që humbën jetën në aksidentin tragjik të djeshëm në Amasra. Mendimet dhe lutjet tona janë me ju”, shkroi ai në Twitter.

41 persona vdiqën pas një shpërthimi në një minierë qymyri në veri të Turqisë, tha presidenti Reccep Tayyip Erdogan.

Zbulimi i trupit të fundit të zhdukur i jep fund operacionit të shpëtimit, më shumë se 20 orë pas shpërthimit vdekjeprurës të së premtes. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​20 më të votuarit e LVV – së, kjo është lista me votat e numëruara deri tani

​20 më të votuarit e LVV – së, kjo është lista me votat e numëruara deri tani

Lajme
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
5 vjet e 5 muaj burg dhe 10 vjet dëbim për kosovarin që ka shpërthyer bankomatin në Zvicër

5 vjet e 5 muaj burg dhe 10 vjet dëbim për kosovarin që ka shpërthyer bankomatin në Zvicër

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Kalo në kategori