Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kryeministrin Albin Kurti, kanë bërë homazhe te varri i presidentit historik Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi, me rastin e 12 qershorit, ditës së çlirimit të Kosovës.
Osmani uroj qytetarët e Kosovës për këtë ditë, duke thënë se 23 vite më parë Kosova u çlirua nga regjimi serb.
“Siç e dini më 12 qershor të gjitha forcat serbe u larguan nga Kosova pas krimeve të llahtarshme që kishin kryer ndaj popullatës civile në Kosovë dhe në Kosovë hynë forcat e NATO-s, UÇK-ja dhe u rikthyen edhe civilët që ishin dëbuar nga shtëpitë e tyre. Në këtë ditë shprehim falënderimin dhe përkuljen tonë para kontributit të të gjithë qytetarëve. Filluam duke nderuar arkitektin e pavarësisë, presidentin historik Ibrahim Rugovën, i cili e bëri të qartë vullnetin e popullit të Kosovës para gjithë botës duke ndërtuar kështu ura miqësie që edhe sot e kësaj dite i shërbejnë Kosovës për të ecur përpara”, tha Osmani.
E kryeministri Albin Kurti u shpreh se humanitetin, durimin e qetësinë në politikë nuk mund ta paramendojmë pa presidentin Ibrahim Rugova.
“Sot shënjojnë çlirimin e vendit, paqen në Kosovë, lirin e popullit dhe kujtojmë ata të cilët kontribuuan që ne të jemi edhe të gjallë edhe të lirë. Nuk mund ta paramendojmë humantietin, durimin, qetësin në politikë pa presidentin Ibrahim Rugova, i cili para se të bëhej president për herë të parë para 30 viteve, ishte intelektual i angazhuar i cili me insistimin e tij dha kontribut të jashtëzakonshëm për ndërkombëtarizimin e çështjes së shqiptarëve e Kosovës në veçanti”, tha Kurti.
Kryeministri theksoi se do të insistojnë e angazhohen për drejtësi për të gjitha viktimat.
Pas kësaj Osmani e Kurti kanë bërë homazhe edhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi.
Presidentja theksoi se “veprimtari Adem Demaçi është mëshirimi më j mirë i kësaj sakrifice që është bërë me dekada për liri e pavarësi. Sot e përgjithmonë përkulemi para veprës së tij dhe shembullit që dha”.
Kryeministri shtoi se “rezistenca dhe qëndresa e shqiptareve pas luftës së dytë botërore nuk mund të paramendohet pa Adem Demaçin. Shqiptarët ishin të burgosurit politik kryesor në ish-Jugosllavi. Përafërsisht 666 shekuj burg i kanë mbajtur shqiptarët në Jugosllavi, dhe aty baca Adem ka shërbyer për popullin si ndërgjegjja e këtij vendi”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet
Analistët: Ndarja e subvencioneve në bujqësi, dëmtoi imazhin e qeverisë
Vrasja e 29-vjeçarit në Malishevë, ngritet aktakuzë ndaj nëntë personave
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian