LAJMI I FUNDIT:

Osmani dhe Vuçiq në samitin e liderëve evropianë në Spanjë, a mund të aranzhohet takim mes tyre?

Osmani dhe Vuçiq në samitin e liderëve evropianë në Spanjë, a mund të aranzhohet takim mes tyre?

Samiti i liderëve evropianë do të mbahet të enjten në Granada të Spanjës, ndërkaq pjesëmarrës në këtë samit do të jenë edhe presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Presidentja Osmani tashmë ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë samit, raporton Telegrafi

Ndryshe, të dielën e 24 shtatorit ndodhi një sulm terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.


Policia u sulmua nga një grup serbësh prej më shumë se 30 personash. Pjesëmarrës në grupin terrorist ishte edhe ish nënkryetari i Listës serbe, Milan Radoiçiq person ky shumë i afërt me presidentin serb, Vuçiq.

Ndërkaq, ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla ka publikuar një video ku Radoiçiq shihet në sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës.

Disa ditë pas publikimit të kësaj video, vetë Radoiçiq ka pranuar pjesëmarrjen në sulm dhe tërë organizimin logjistik. Pasi u konfirmua pjesëmarrja e tij në sulm, ai dha dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të partisë Lista serbe.

E disa ditë pas sulmit terrorist në Banjskë, të enjten në Spanjë mbahet samiti i liderëve evropianë, ku pjesëmarrës janë Osmani dhe Vuçiq.

Mediumi britanik “The Guardian” referuar burimeve shkruan se ka përpjekje për t’i takuar Osmanin dhe Vuçiqin.

“Vuçiq dhe Osmani do të marrin pjesë në samitin e liderëve evropianë në Granadë të Spanjës dhe burimet thonë se ka përpjekje që t’i ulin ata së bashku në një dhomë përkundër armiqësisë politike ndërmjet dy vendeve”, shkruan “The Guardian”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori