LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Austria të ndikojë në liberalizimin e vizave

Osmani: Austria të ndikojë në liberalizimin e vizave

Ambasadori i Austrisë në Prishtinë, Christoph Weidinger, ka takuar sot kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanit, të cilës ia ka përcjellë urimet e kryetarit të Asamblesë Kombëtare të Austrisë, Wolfgang Sobotka për marrjen e detyrës së re.

Diplomati austriak gjatë këtij takimi nënvizoi miqësinë e vazhdueshme të Austrisë dhe e siguroi kryeparlamentaren Osmani për përkrahjen e mëtejme të shtetit të tij për Kosovën.

Ndërsa kryeparlamentarja Osmani theksoi se Austria mbetet partner i rëndësishëm për Kosovën, ndërsa kërkoi që Vjena zyrtare të ndikojë në liberalizimin e vizave, pasi që vendi tashmë i ka plotësuar kriteret për liberalizim.


Theks të veçantë bashkëbiseduesit i kushtuan bashkëpunimit në fushë të diplomacisë parlamentare. Osmani e siguroi ambasadorin Waidinger se si përfaqësuese e popullit ajo do të ndikojë që Kuvendi t’i mbajë dyert të hapura për qytetarët dhe se do të jetë garantues i mbrojtjes së lirive dhe i të drejtave të tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

Lajme
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Kalo në kategori