Osmani arrin në Washington për takimin inaugurues të Bordit të Paqes

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka arritur në Washington, D.C., me ftesë të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të marrë pjesë në takimin inaugurues të Bordit të Paqes.
Osmani ka bërë të ditur se në këtë takim ajo përfaqëson Republikën e Kosovës si shtet anëtar themelues.
“Në ftesë të presidentit Trump, kemi arritur në Washington, D.C., për takimin inaugurues të Bordit të Paqes, duke përfaqësuar Republikën e Kosovës si shtet anëtar themelues. Së bashku me aleatin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara, dhe liderë nga e gjithë bota, do të avancojmë përpjekjet tona të përbashkëta për paqe dhe siguri globale”, ka shkruar Osmani.
Pjesëmarrja e Kosovës në këtë nismë ndërkombëtare konsiderohet si një hap i rëndësishëm në forcimin e partneritetit strategjik me SHBA-në dhe në angazhimin e vendit për çështjet e paqes dhe sigurisë globale. /Telegrafi/
At the invitation of @POTUS @realDonaldTrump, we have arrived in Washington, D.C. for the inaugural meeting of the Board of Peace, representing the Republic of Kosovo as a Founding Member State.
Together with our strategic ally, the United States, and fellow leaders from around… pic.twitter.com/OStHVNajbf
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) February 18, 2026




















































