Osman Azemi tregon gjendjen e tij shëndetësore pak ditë pasi doli nga spitali

Humoristi i njohur shqiptar, Osman Azemi, ka lënë pas një periudhë të vështirë.
Pas aksidentit të rëndë që pësoi në muajin prill, ai qëndroi për disa muaj nën kujdesin e mjekëve, duke kaluar një rrugëtim të gjatë shërimi dhe rehabilitimi.
Ditët e fundit, Azemi ka dalë nga spitali, duke i dhënë fund kështu fazës më të vështirë të betejës për shëndetin.

E tani ka publikuar një fotografi të re. Në imazh, ai shfaqet i buzëqeshur dhe duket se është në gjendje të mirë shëndetësore.
Që nga momenti i aksidentit, gjendja e Azemit ka qenë një temë që ka prekur publikun, pasi ai është një nga figurat më të dashura të humorit shqiptar.
Lajmet për përmirësimin e tij janë pritur gjithmonë me gëzim nga fansat, të cilët gjatë gjithë kësaj periudhe kanë treguar mbështetje të madhe me komente, mesazhe dhe urime për shërim të shpejtë.
Kjo paraqitje shihet si një hap i rëndësishëm drejt rikthimit të tij, jo vetëm në jetën e përditshme, por edhe në ekran, aty ku publiku mezi pret ta shohë sërish. /Telegrafi/

























































