Takova dje rastësisht Ramush Tahirin, politikologun e njohur, në një nga bulevardet e Prishtinës, në këtë atmosferë të pasfestave, por edhe me Qeverinë e re se na doli shpirti duke e pritur, jo sot po nesër…
Ramë, i them unë, a po ma thua fjalën e fundit si po dalim nga kjo krizë?
Ramushi si përherë i mprehtë nuk e zgjatë shumë edhe këtë herë ma pret shkurt: “O qeveri, o zgjedhje!”
Kështu ma preu ish nxënësi im nga “Rilindja” e tash mësuesi im nga politika!
Dhe, unë i gëzuar si fëmiu e me dëshirë që ta them hapur edhe për shokët e dashamirët, e plasova këtë copëz bisedimi me mikun tim në profilin tim në rrjetin Facebook (FCB)… Dhe, a e dini se pati mendime nga më të ndryshme, por edhe asi që ma hodhën krejt poshtë këtë pikë mundi që bëra duke shtuar se nuk e paskemi zbuluar Amerikën!
U përpoqa t’i qetësojë se ka edhe zgjidhje të tjera, variante nga më të ndryshmet, p.sh. që Albin Kurti të sëmurët, mos o Zot, të dalë VV me propozim të ri, ose që një krah i VV të ndahet nga pakënaqësia se disa liderë brendapartiakë nuk janë paraparë për poste ministrore dhe kllap ndahen si PSD e re ose emri gjendet kollaj, e atëherë a s’është e mundur edhe kjo?
Ose, grupi i të moshuarve nga LDK rebelohet dhe në pikë të natës zgjon nga gjumi Isën (Mustafën) dhe i thonë “arividerqi Roma”, ne shkuam rrugës tjetër, themelojmë një Lidhje Dardane, e guxo pa ne të ecish!? Ata të gardës më të re, bijnë në telashe më të madhe si të ngelin në formë, si të mobilizojnë njerëz të një mendësie si ata… Ose: Ata të PDK-së themelojnë parti të re të “kullerave”, ata më krrutanat t’i kthehen LPK-së së ilegalitetit…
Dy reagime të miqëve të mbi në FCB:
“Mirë paska thanë: o nxen dielli, o bie borë!”
“Këto variantat tuaja janë në shpërputhje me Kushtetutën!”
Desha t’ia them këtij mikut tim të dytë se lëre rahat Kushtetutën se atë për këto vite të lirisë (i thënçin) e kemi ose e kanë shkelur me të dyja këmbët, e kanë interpretuar sipas interesave të politikës ditore…Madje, njohës të mirë të së drejtës kushtetuese kanë vërejtje se kjo Kushtetutë aktuale ka mangësi dhe boshllëqe që duhet plotësuar, por ja që dikujt po i konvenon që të interpretohet sipas vullnetit dhe interesave të ndryshme…
Mirëpo, miqtë e mi, lexuesit në FCB nuk më kishin kuptuar deri në fund se unë nuk e zbërtheva se si janë zhgënjyer njerëzit mund edhe të ma thonë ndonjë fjalë të rëndë që unë ua fali!
Dielli ose borë – do ta kemi vështirë një vend i vogël si Kosova që nuk është Amerikë e ka shumë të vështirë të zgjidhë çështje brenda natës…
Ky është sharmi i demokracisë – thoshte një mik imi që tash jeton i qetë ne qytetin rreze Kalasë…
Mos ma shihni për të madhe, besoj se ju të paktën ma kuptoni drejtë këtë mendimin tim me tone të ngacmuara nga mllefi, por me porosi edhe të sarkazmës jo aq të dëmshme, madje me qëllime të shëndetshme…
Kosova, megjithatë do të ecë përpara, por këtë xhurullti të panevojshme do ta paguajë populli fatkeqësisht – si përherë deri më tash!
Shëndet të mirë miq të nderuar!
U pafshim në Bruksel ne Parlamentin Evropian kur ta kemi merituar…
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Kritikat për logon për 17 vjetorin e pavarësisë, kompania](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/479233259_1180701167390949_3499260998111493088_n-780x439.jpg)
Kritikat për logon për 17 vjetorin e pavarësisë, kompania "Red Mill" del me një sqarim
![Tragjedia më e rëndë në vite, e vrau gruan dhe djalin e tij adoleshent - ky është burri që po e kërkon e gjithë Bosnja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_15-9-780x439.png)
Tragjedia më e rëndë në vite, e vrau gruan dhe djalin e tij adoleshent - ky është burri që po e kërkon e gjithë Bosnja
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/474199609_532609146465787_8850229421943599318_n-780x439.jpg)
"Pastrimi" përgjigjet Komunës së Prishtinës: Keni vendosur që menaxhimi i mbeturinave t’i jepet një kompanie private dhe të eliminohet "Pastrimi"
![Kim Kardashian](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/KEM15.jpg)
Kim Kardashian "martohet" për herë të katërt - kësaj radhe me kolegun e saj aktor Ryan Murphy në një skenë për "All's Fair"
![NEWBORN edhe këtë 17 shkurt merr pamje të re, Ismaili thotë se punimet kanë nisur sot](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/475763358_1024399606163998_2401900869585418119_n-780x439.jpg)
NEWBORN edhe këtë 17 shkurt merr pamje të re, Ismaili thotë se punimet kanë nisur sot
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi