LAJMI I FUNDIT:

OSBE/ODIHR fillon procesin e vëzhgimit të zgjedhjeve lokale

OSBE/ODIHR fillon procesin e vëzhgimit të zgjedhjeve lokale

Misioni i OSBE/ODIHR ka filluar procesin e vëzhgimit për zgjedhjet lokale, të cilat janë planifikuar për më 15 tetor. Zgjedhjet në 80 komuna dhe në Bashkinë e Shkupit do t’i ndjekin 336 vëzhgues të OSBE/ODIHR, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ambasadorja Odri Glower – shefe e misionit, në konferencën e sotme theksoi se 16 ekspertë të OSBE/ODIHR tashmë ndodhen në vend, ndërsa atyre këtë javë do t’u bashkëngjiten edhe 20 vëzhgues tjerë afatgjatë, të cilët do të vendosen në gjithë vendin, nga dy persona në ekip, duke filluar prej 18 shtatorit.

Para zgjedhjeve lokale në Maqedoni do të udhëtojnë edhe 300 vëzhgues afatgjatë, të cilët do të ndjekin zgjedhjet në gjitha komunat në vend.


Në ditën e zgjedhjeve vëzhguesit do ta ndjekin hapjen e vendvotimeve, procesin e votimit, numërimit dhe paraqitjen e rezultateve.

Misioni do të publikojë një raport periodik gjatë punës së tij, ndërsa në ditën e zgjedhjeve do të jepet një deklaratë mbi përshtypjet fillestare dhe përfundimet, ndërsa raporti përfundimtar i vëzhgimit do të publikohet rreth tetë javë pas përfundimit të procesit zgjedhor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
20 mijë euro kesh ia vjedhin në shtëpi një personi në Llapnasellë të Graçanicës

20 mijë euro kesh ia vjedhin në shtëpi një personi në Llapnasellë të Graçanicës

Kronika e Zezë
Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

Lajme
Kalo në kategori