Organizonin lojëra fati në Pejë, arrestohen tetë persona

Tetë persona janë arrestuar në Pejë, pas një kontrolli të Policisë së Kosovës, në disa subjekte afariste ku dyshohej se zhvillonin lojëra fati.
Policia thotë se Njësiti për hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit të asistuar nga hetuesit e Krimeve Kibernetike dhe inspektoret komunal, kanë zbatuar urdhër kontrollin të lëshuar nga Gjykata, me ç‘rast janë kontrolluar disa subjekte afariste.
Lidhur me rastet janë arrestuar gjithsejte tetë të dyshuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit katër të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa, katër të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.
Nga
Telegrafi
15/09/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































