LAJMI I FUNDIT:

Organizohet aksion për dhurimin e gjakut në Shkup

Organizohet aksion për dhurimin e gjakut në Shkup

Nesër (12 shtator), Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Qytetit të Shkupit dhe Institutin për Transfuziologji, do të organizojë aksion për dhurim të gjakut, grumbullim të produkteve ushqimore dhe veshmbathjeve për të shënuar Ditën Kombëtare të Shërbimit dhe Përkujtimit.

Dhuruesit e gjakut, ushqimeve të konservuara dhe veshmbathjeve të ruajtura do të priten në Ambasadën e SHBA nga ora 09:00 deri në 16:00. Në ora 11:00, ambasadori Jess Baily do t’iu drejtohet të pranishmëve, së bashku me sekretarin gjeneral të Kryqit të Kuq, Sait Saiti dhe drejtorin e Institutit për Transfuziologji, Koço Dimitrovski.

Përmes këtij aksioni në shërbim të komunitetit, donatorët do të ndihmojnë Kryqin e Kuq të rimbush rezervat e gjakut dhe të sigurojë ushqim dhe veshmbathje për familjet në nevojë për muajt e dimrit.


Dita Kombëtare e Shërbimit dhe Përkujtimit filloi në vitin 2002 në nder të viktimave, të të mbijetuarve dhe të gjithë atyre që ofruan ndihmë pas sulmeve të 11 shtatorit. Në vitin 2009, përmes ligjit dypartiak federal, Kongresi i SHBA shpalli 11 Shtatorin Ditë Kombëtare të Shërbimit dhe Përkujtimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

Sociale
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Kalo në kategori