LAJMI I FUNDIT:

Organizatat vullnetare dhe UNHCR do të tërhiqen nga Idomeni?

Organizatat vullnetare dhe UNHCR do të tërhiqen nga Idomeni?

Kushtet edhe më tej përkeqësohen në Idomeni. Reshjet e shiut edhe kushtet e vështira ngjasojnë sikur të hedhësh kripë në plagë të hapur për refugjatët, pas paralajmërimeve të djeshme se disa nga organizatat vullnetare dhe UNHCR do të tërhiqen nga kampi. Tendat nga e para po fundosen në baltë, refugjatët në të ftohtë, dhe me tërheqjen e organizatave vullnetare, ekziston frika se refugjatët do të mbesin edhe pa donacionet me ushqim dhe ujë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Organizatat joqeveritare dy ose tri herë në ditë sigurojnë sandviçë dhe nga një shishe me ujë për refugjatët, por nëse ato largohen dhe vullnetarët ndalojnë së ardhuri të cilët me veturat e tyre sillnin ushqim dhe ujë, refugjatët do të mbeten në mëshirën e fatit, përkatësisht do të duhet të blejnë ushqim nga bujqit lokal, shitësit madje edhe atyre që rishesin, të cilët gjenden edhe në mesin e refugjatëve të kampit. Në Idomeni akoma vijnë furgona nga furrat e bukës, bujq me zarzavate dhe pemë nga fshatrat për rreth, ka edhe kantinë ku me çmimet standarde greke mund të blejnë ushqim, ujë, lëng ose biskota.

Analisti dhe aktivisti për të drejtat dhe liritë e njeriut, Suad Misini, thotë se në Idomeni ka edhe vullnetar maqedonas.


‘Ka dy shkaqe të mudshme për tu tërhequr vullnetarët nga Idomeni. I pari mungesa e mjeteve dhe i dyti është që tërheqja të jetë në shenjë revolte dhe proteste që të kthehen në Turqi’, thotë Misini.

Misini informon se qendra e pranimit në Gjevgjeli vullnetarët mbesin që t’iu ndihmojnë refugjatëve dhe nuk do të tërhiqen. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Lajme
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Lajme

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori