LAJMI I FUNDIT:

Organizata TSM do të rikthehet në Counter-Strike

Organizata TSM do të rikthehet në Counter-Strike
(Foto: HLTV)

CEO i TSM ka deklaruar përmes një postimi në Twitter se organizata ende synon të kthehet në Counter-Strike gjatë vitit 2023.

Kjo vjen pas njoftimit të tyre të mëparshëm në tetor, kur organizata deklaroi se ata po kërkonin të ndërtonin një listë me bazë në Evropë.

TSM , përmes Andy “Reginald” Dinh në Twitter, kanë ri konfirmuar synimin e tyre për t’u rikthyer në Counter-Strike në 2023.


“Ne po planifikojmë të hyjmë në CS:GO diku më vonë këtë vit që është një investim më i madh se të gjitha lojërat tjera”.

Njoftimi i Reginald vjen pas një raporti nga Sports Business Journal më 31 mars deklaroi se TSM do të ndalojë garat e eSports në disa tituj.

Ende nuk dihen lojtarët që do të bëhen pjesë e ekipit të TSM në Counter-Strike, por pritet publikimi i tyre së shpejti. /Telegrafi/