LAJMI I FUNDIT:

Organizata për Bashkëpunim Islamik u bën thirrje vendeve anëtare të njohin pavarësinë e Kosovës

Organizata për Bashkëpunim Islamik u bën thirrje vendeve anëtare të njohin pavarësinë e Kosovës
Foto: Arkiv

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës përshëndeti miratimin e Rezolutës për Kosovën të Këshillit të Ministrave të Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OBI), në sesionin e 47-të të saj, mbajtur në Niamey, kryeqytetin e Niger.

Përmes kësaj rezolute, shtetet anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik u bëjnë thirrje vendeve anëtare, të cilat nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës, që të veprojnë në njohjen e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, duke shtuar se kjo do t’i shërbente paqes në rajon dhe më gjerë.

Haradinaj-Stublla bisedë telefonike me sekretarin e Organizatës për Bashkëpunim Islamik 
Lexo po ashtu Haradinaj-Stublla bisedë telefonike me sekretarin e Organizatës për Bashkëpunim Islamik 

Në rezolutë përpos tjerash nënvizohen të arriturat e Republikës së Kosovës në fuqizimin e demokracisë dhe ndërtimin e institucioneve funksionale.


Në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës thuhet se në rezolutë përmendet stabiliteti në vend, respektimi i të drejtave të njeriut sipas standardeve më të larta ndërkombëtare, të cilat janë të mishëruar në Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Organizata për Bashkëpunim Islamik, gjithashtu, mirëpret bashkëpunimin e Republikës së Kosovës me institucionet ekonomike dhe financiare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, ndërsa u bën thirrje vendeve anëtare të saj të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori