Organizata joqeveritare Germin përmes një njoftimi për media ka shprehur shqetësimet lidhur me votimet e diasporës për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.
Germin në këtë njoftim ka kërkuar që vota e diasporës të trajtohet me kujdes të shtuar dhe seriozitet maksimal.
“Germin shpreh shqetësimet rreth ecurisë së procesit të votimit nga jashtë për Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare 2019. Me kënaqësi ne morëm lajmin për numrin final të aplikuesve të cilët kanë bërë kërkesën për të votuar nga jashtë. Numri prej 42.300 personave nga diaspora të interesuar për të votuar në Kosovë është padyshim zhvillim pozitiv, duke pasur parasysh që në zgjedhjet e fundit kemi pasur numër dyfish më të vogël, prej 20.345 aplikimesh nga jashtë. Gjithsesi, numri i aplikimeve do të mund të ishte edhe më i madh, sepse siç e kemi cekur edhe më herët, afati kohor i aplikimit ishte i shkurtër, duke marrë parasysh mungesën e informacionit paraprak dhe kampanjave informuese për të gjitha detajet dhe procesin e aplikimit për votim nga jashtë prej anës institucionale”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, pavarësisht numrit të rritur të aplikimeve, Germin ka shprehur shqetësim lidhur me ecurinë e mëtutjeshme të votimit nga diaspora.
“Arsyet për këtë janë: Sot (18 shtator 2019) është dashur të fillojë procesi i votimit jashtë vendit, mirëpo Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ende nuk e ka publikuar një listë finale të çertifikuar për votuesit jashtë vendit, dhe në faqen zyrtare të KQZ-së mungon fletëvotimi i ngarkuar; Përveç numrit prej 42.300 aplikimeve për votim nga diaspora, ne akoma nuk kemi një njoftim zyrtar nga KQZ lidhur me numrin përfundimtarë të aplikimeve të aprovuara dhe atyre të refuzuara nga jashtë; KQZ gjithashtu nuk ka publikuar numrin e aplikimeve për votim nga Serbia, për të cilat jo-zyrtarisht na është thënë se nuk përfshihen në totalin e 42.300 aplikimeve; Duke u bazuar në faktin që ne po shohim vonesa në proces deri më tani, kërkojmë nga KQZ-ja që sa më parë të publikojë listën finale të aplikimeve të aprovuara për votim jashtë vendit, dhe t’u ofrojë informacionet e detajuara dhe afat të mjaftueshëm kohor bashkëatdhetarëve të cilëve i’u është refuzuar aplikimi për të bërë ankesat e tyre”, thuhet në njoftim.
Kjo organizat thekson se nëse KQZ-ja vonohet në realizimin e pikave të mësipërme në bazë të planit operacional, GERMIN do të kërkojë që të zgjatet afati për pranimin e fletëvotimeve me zarf.
“Më saktësisht të zgjatet afati deri më 8 tetor, 2019, me kusht që dërgesat e fletëvotimeve me zarf janë bërë para datës 6 tetor (kjo mund të verifikohet lehtë përmes vulës postare). Posaqërisht për faktin që ende nuk kemi një listë të publikuar të votuesve nga jashtë, ndërsa sot do të duhej të ishte dita e parë e votimit nga jashtë. Konsiderojmë që është shumë e rëndësishme që rritja e interesimit të bashkëatdhetarëve tanë jashtë vendit për të marrë pjesë në zgjedhje, duhet të trajtohet me kujdes maksimal të merituar dhe t’i ofrohet informacioni adekuat secilit person që ka aplikuar në mënyrë që të ketë sa më shumë vota të vlefshme. Kujtojmë që e drejta e votës garantohet me kushtetuë, dhe qytetarët tanë jashtë vendit duhet të kenë mundësi të barabarta votimi, sikurse të tjerët që jetojnë në Kosovë. Prandaj, është shumë e rëndësishme që kjo votë të trajohet në mënyrë adekuate në mënyrë që në zgjedhjet e ardhshme të inkurajojmë edhe më shumë pjesëtarë të diasporës të votojnë në Kosovë”, thekson njoftimi.
Sipas Germin, legjitimiteti i të zgjedhurëve është më i madh kur sa më shumë qytetarë votojnë, prandaj kjo organizatë thekson se vota e diasporës është një vlerë e shtuar në këtë drejtim dhe një kontribut shtesë në ndryshimet pozitive që mund të arrihen përmes pjesëmarrjes së tyre në vendim-marrje/zgjedhje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren, arreston dy persona - konfiskon para dhe automjete

Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania