Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar sot (e premte) me orarin e ndeshjeve për javën e 22-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Xhiro e 22-të pritet të zhvillohet në tri ditë, duke filluar nga nesër (e shtunë) me dy ndeshje, të diele dy të tjera dhe të hënën ndeshja e fundit.
Dy ndeshjet e para të ditës së shtunë janë Suhareka-Gjilani dhe Feronikeli ’74-Dukagjini, të cilat do të luhen nga ora 14:00.
Në orën e njëjtë, por në ditën e diel do të luhen dy ndeshjet tjera: Drita-Ferizaj dhe Malisheva-Ballkani.
Derbi mes Prishtinës dhe Llapit është caktuar të zhvillohet të hënën, ku kesaj radhe do të luhet nën dritën e reflektorëve nga ora 20:00. /Telegrafi/