Qyteti i Prizrenit do të jetë mikpritës i Superkupës së Kosovës në basketboll dhe tashmë është zbuluar orari i ndeshjeve çerekfinale.

Spektakli i basketbollit do të fillojë në qytetin e bukur dhe historik të Prizrenit.


Pasi janë caktuar çiftet çerekfinale, tashmë dihet edhe orari i ndeshjeve, që zhvillohet më 7 dhe 8 shtator.

Më 9 shtator do të zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale, derisa finalja e madhe më 11 shtator.

Në ndeshjet çerekfinale, fituesja e Kupës, Superkupës dhe kampionia Trepça do të ndeshet me Borën, që ka hyrë nga Liga e Parë, derisa Sigal Prishtina do të ndeshet me Vëllaznimin.

Të dielën sfidë interesante shihet mes Pejës dhe Proton Cable Prizrenit dhe Golden Eagle Yllit e Bashkimit.

Orari i çerekfinaleve

7 Shtator  E shtunë 17:00 Trepça - Bora 20:00 Sigal Prishtina - Vëllaznimi8 Shtator E diel17:00 Peja - Proton Cable Prizreni 20:00 Golden Eagle Ylli – Bashkimi /Telegrafi/

telegrafi sport app