LAJMI I FUNDIT:

Oppo dhe Ericsson nënshkruajnë një marrëveshje ndër-licensimi të patentave 5G

Oppo dhe Ericsson nënshkruajnë një marrëveshje ndër-licensimi të patentave 5G

Oppo dhe Ericsson nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi global për licencimin e ndërsjellë të patentave 5G, njoftuan sot kompanitë.

Sipas marrëveshjes shumëvjeçare, Oppo do të paguajë honorare për të përdorur teknologjinë 5G në pajisjet e saj të ardhshme, ndërsa partnerët do të bashkëpunojnë gjithashtu në testimin e pajisjeve dhe aktivitetet e marketingut.

Feng Ying, shefi i IP në Oppo, tha se partneriteti është një hap tjetër për Oppo për të krijuar një portofol afatgjatë dhe prodhuesi me bazë në Shenzhen po pret me padurim zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të IP përmes “negociatave miqësore me respekt reciprok për vlerën e patentave”.


Ericsson, nga ana e saj, tha se marrëveshja e licencës do t’i lejonte prodhuesit të pajisjeve “të investojë më tej në teknologjitë themelore të komunikimit”.

Njoftimi vjen disa muaj pasi Oppo dhe Nokia zgjidhën mosmarrëveshjen e tyre për patentën 5G.

Aktualisht jemi në një periudhë të ri-nënshkrimit të marrëveshjeve ekzistuese të partneritetit, pasi Nokia tashmë ka zgjeruar partneritetin e saj me Samsung, Honor dhe Apple për pajisjet, duke përdorur teknologjinë celulare të gjeneratës tjetër. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Teknologji
Messenger rikthen logon ikonë të kaltër

Messenger rikthen logon ikonë të kaltër

Teknologji
Unaza që mat temperaturën e atij që e vendos dhe të tjerëve përreth - Samsung drejt zhvillimit të pajisjes së veçantë

Unaza që mat temperaturën e atij që e vendos dhe të tjerëve përreth - Samsung drejt zhvillimit të pajisjes së veçantë

Teknologji
Lenovo prezanton konceptin e ri të laptopit që mund të karikohet me rreze dielli

Lenovo prezanton konceptin e ri të laptopit që mund të karikohet me rreze dielli

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Një histori interesante: A e dini se si e mori emrin Bluetooth?

Një histori interesante: A e dini se si e mori emrin Bluetooth?

Teknologji
Kalo në kategori