LAJMI I FUNDIT:

Opozitari serb komenton vallëzimin e gruas së Vuçiqit për ta ‘parandaluar’ njohjen e Kosovës nga Kenia

Opozitari serb komenton vallëzimin e gruas së Vuçiqit për ta ‘parandaluar’ njohjen e Kosovës nga Kenia

Borko Stefanoviq, nënkryetar i Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë në Serbi, deklaroi se njohja e Kosovës nga Kenia ndodhi pesë muaj pas vizitës së Tamara Vuçiq, bashkëshortes së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, e cila falënderoi udhëheqësit kenianë për mbështetje ndaj interesave shtetërore të Serbisë, veçanërisht në lidhje me Kosovën.

Stefanoviq vlerësoi se këngët dhe vallet që Tamara Vuçiq këndoi dhe performoi me liderët kenianë, duke kënduar këngën “Hakuna Matata” (që do të thotë “Nuk ka problem”), ishin një shenjë e qartë e një problemi ekzistues, pasi ky shtet afrikan e ka njohur formalisht Kosovën, shkruan danas.

Ai e cilësoi këtë veprim si një shembull të kujdesit të rremë për interesat shtetërore të Serbisë dhe luftën për Kosovën nga regjimi i Vuçiqit.


Grusht i rëndë për Serbinë, Vuçiq e kishte dërguar gruan e tij në Kenia për ta penguar njohjen e Kosovës
Lexo po ashtu Grusht i rëndë për Serbinë, Vuçiq e kishte dërguar gruan e tij në Kenia për ta penguar njohjen e Kosovës

Stefanoviq ngriti dyshime në lidhje me statusin dhe autorizimet e vizitës së Tamara Vuçiq në Kenia, duke theksuar se titulli i “Zonjës së Parë” nuk ka bazë ligjore në Serbi, dhe se nuk është e qartë se për cilat fonde ajo mund të ketë premtuar ndihmë financiare Kenias.

Ish-kryenegociatori serb për dialogun me Kosovën kritikoi diplomacinë e Vuçiqit, duke e akuzuar atë për sjelljen e një rezultati të tillë përmes një diplomacie “absurde dhe të papërgjegjshme”.

Ai gjithashtu e quajti “skandal” qëndrimin e Tamara Vuçiq në Kenia, duke theksuar se kjo ishte një përdorim i papërshtatshëm i parave të qytetarëve për udhëtime që prezantoheshin si vizita shtetërore, dhe duke shprehur shqetësimin se qytetarët e Serbisë mund të presin lajme të tjera negative.

Ndryshe, Kenia bëhet vendi i 118 që ka njohur pavarësinë e Kosovës, të cilën e ka shpallur më 17 shkurt të vitit 2008. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Lajme
Aksidenti me fatalitet në Bresje – arrestohet shoferi që dyshohet se goditi këmbësorin me veturë

Aksidenti me fatalitet në Bresje – arrestohet shoferi që dyshohet se goditi këmbësorin me veturë

Kronika e Zezë
Moti gjatë javës së ardhshme, një front i ftohtë nga veriu i kontinentit pritet të depërtojë në Kosovë

Moti gjatë javës së ardhshme, një front i ftohtë nga veriu i kontinentit pritet të depërtojë në Kosovë

Lajme
A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

Lajme
Një dekadë nga marrëveshja në Bruksel, Izvori pikë e mbyllur dhe rruga e dëmtuar

Një dekadë nga marrëveshja në Bruksel, Izvori pikë e mbyllur dhe rruga e dëmtuar

Lajme
Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Lajme
Kalo në kategori