LAJMI I FUNDIT:

Opozita shqiptare me propozim-ligj të ri për marrjen e nënshtetësisë së Maqedonisë

Opozita shqiptare me propozim-ligj të ri për marrjen e nënshtetësisë së Maqedonisë

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë propozuar zgjidhje ligjore, me të cilën parashihet që nënshtetësinë e Maqedonisë ta marrin të gjithë ata persona që qëndrojnë në vend që nga viti 1991, duke dëshmuar për këtë tre persona.

Opozita shqiptare kërkon që ky propozim-ligj të sillet me procedurë të shkurtuar dhe nëse miratohet, praktikisht do të thotë se ata qytetarë që marrin nënshtetësi, do të mund të jenë pjesë e regjistrimit të popullsisë që mbahet në verën e vitit të ardhshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Arsyetimi për këtë ligj është se do t’u mundësojë personave që janë pa nënshtetësi për shkak të prishjes së Jugosllavisë, të fitojnë të drejtën e nënshtetësisë.


Për momentin partitë më të mëdha maqedonase LSDM dhe OBRM-PDUKM akoma nuk kanë reaguar, nëse do ta pranojnë ose hedhin poshtë këtë propozim.

Ndryshe, ky propozim-ligj është publikuar para disa ditës, ndërsa është dorëzuar nga shtatë deputetë të opozitës shqiptare./Telegrafi/

Foto: A1on
Foto: A1on

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Kalo në kategori