Përfaqësues të dy partive opozitare, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, shprehin shqetësimin e tyre se draft-statuti për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, prek karakterin unitar të shtetit dhe krijon paralelizma në pushtete.
Nga Partia Demokratike e Kosovës – subjekti më i madh opozitar në vend – nuk dhanë ndonjë koment në lidhje me të.
Deputetja e kësaj partie, Ariana Musliu – Shoshi, u shpreh e rezervuar, duke thënë shkurtimisht për Radion Evropa e Lirë se deputetët e PDK-së nuk e kanë marrë draft-statutin e Asociacionit për ta lexuar dhe shqyrtuar, pasi drejtuesit e partisë nuk ua kanë dorëzuar.
REL-i bëri përpjekje të kontaktojë kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, dhe nënkryetaren Vlora Çitaku, por ata nuk iu përgjigjën thirrjeve dhe mesazheve telefonike.
Draft-statuti i hartuar nga diplomacia perëndimore iu dorëzua Qeverisë së Kosovës, ashtu si edhe asaj të Serbisë, në fund të tetorit.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, thanë se dokumenti është i pranueshëm për ta.
Ky dokument duhet t’i ofrojë një nivel të caktuar të vetëmenaxhimit komunitetit serb në Kosovë.
Ai iu dorëzua së voni edhe partive opozitare në vend.
LDK: Serbisë i jepet e drejta në rregullimin e brendshëm të Kosovës
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, thotë se kjo parti është ende duke e analizuar dokumentin, por nga ajo që ka parë deri më tash, draft-statuti ka “përmbajtje shqetësuese” në disa pika.
Sipas tij, dokumenti përfshin preambulën që i referohet Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe në këtë pikë, thotë ai, Kosova dhe Serbia, si palë, barazohen në çështjet që i takojnë Kosovës t’i rregullojë.
“Ky është një nga problemet e para. Problemi i dytë është Komisioni i Arbitrazhit, sepse palët do të kenë mundësi për një përbërje të përbashkët të përzier. Së treti, i jepet Serbisë, si palë në marrëveshje, e drejta jo vetëm në rregullimin e brendshëm të Kosovës… ajo do të ketë edhe mekanizma për zbatim të përhershëm…. Natyrisht se ka edhe çështje tjera që ne me kohë do t’i definojmë”, thotë Haziri.
AAK: Dokument shqetësues
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, shprehu po ashtu shqetësimet e tij lidhur me draft-statutin e Asociacionit.
Në një intervistë për transmetuesin publik të Kosovës, RTK, ai tha se i gjithë dokumenti është shqetësues, e në veçanti Komisioni i Arbitrazhit si mënyrë e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve.
Sipas tij, në këtë pikë “bie fuqia e cilitdo institucion ligjor në Kosovë”.
“]
“Si mundemi tash t’i ikim Gjykatës Kushtetuese ose gjykatave tjera në kontestet mes palëve dhe të krijohen trupa ‘ad hoc’, që nuk figurojnë as në Kushtetutë, as në ligjet tona dhe askund? Është edhe preambula. Është e panevojshme dhe tërësisht duhet të hiqet”, tha Haradinaj.
Ai shtoi se përmbajtja e draft-statutit të Asociacionit shpërfaq një lloj mosbesimi ndaj institucioneve qendrore të Kosovës në raport me serbët vendorë dhe anasjelltas.
Reagimet opozitare “pa energji të caktuar”
Njohësi i zhvillimeve politike në Kosovë, Arton Demhasaj, thotë se pajtohet me shqetësimet e shprehura nga partitë opozitare. Por, sipas tij, këto parti duhet konkretisht dhe hapur ta shprehin mospajtimin, si dhe të japin mendime se si duhet të duken pikat për të cilat nuk pajtohen.
“Kemi parë vetëm disa reagime opozitare, të cilat nuk janë krejt në rregull, për aq kohë sa nuk kanë referenca të caktuara dhe nuk kanë energji të caktuar. Opozita, edhe kur kundërshton disa pika të një dokumenti, siç është rasti tash me draft-statutin, duhet të dalë me zgjidhje dhe të thotë: kjo nuk bën të jetë kështu, por duhet të jetë kështu”, thotë Demhasaj.
Kompetencat e Asociacionit janë pikërisht arsyet përse Kosova ka hezituar ta themelojë atë, edhe pse marrëveshja me Serbinë për të është arritur qysh në vitin 2013.
Qeveritë e Kosovës kanë shprehur vazhdimisht shqetësime se kompetencat e tij të gjera mund të ndikojnë në funksionalitetin e shtetit.
Në fillim të këtij muaji, Radio Evropa e Lirë siguroi qasje në draft-statutin e hartuar nga zyrtarët evropianë, sipas të cilit parashihet qartazi mundësia e mbështetjes financiare të Asociacionit nga ana e Serbisë, si dhe “një kanal efikas dhe i drejtpërdrejtë i komunikimit ndërmjet komunitetit serb të Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës përmes Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal”.
Pjesa e draft-statutit të Asociacionit që u referohet kompetencave të tij, specifikon se ky organ ka të drejtë të miratojë vendime, rregullore, udhëzime dhe deklarata. Gjithashtu, ka kompetenca të plota mbi nivelin lokal, përkatësisht në fushat e zhvillimit ekonomik, planifikimit hapësinor, shëndetësisë, arsimit dhe mbrojtjes së identitetit kulturor dhe fetar.
Në pjesën për marrëdhëniet me pushtetin qendror thuhet se Asociacioni nuk do t’i cenojë apo anashkalojë autoritetet kushtetuese dhe ligjore dhe kompetencat e tyre, si dhe nuk do t’i cenojë në asnjë mënyrë marrëdhëniet kushtetuese dhe juridike ndërmjet pushtetit qendror dhe atij lokal, gjatë përmbushjes së qëllimeve të tij.
Shtohet se Asociacioni ka të drejtë të iniciojë apo të jetë palë në procedurat para gjykatave, përfshirë Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, nëse vendimet apo veprimet e ndonjë institucioni ndikojnë në ushtrimin e kompetencave të tij në përputhje me statutin.
Në rast se dy palët kanë mospajtime rreth statutit ose interpretimit të tij, që nuk mund të zgjidhen përmes negociatave direkte, ato duhet t’i referohen Komisionit të Arbitrazhit, që i themelon vetë rregullat e procedurës.
Qeveria e Kosovës nuk deshi ta komentojë draft-statutin në fjalë, por burime të REL-it në Bruksel konfirmuan se është njëri nga draftet e fundit.
Kushtetuesja nuk mund ta “rinegociojë dokumentin”
Sipas përfaqësuesve opozitarë, kurdo që Qeveria e Kosovës të marrë vendim për draftin final të statutit të Asociacionit, rrjedha logjike është që ai dokument të shkojë për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese.
Haziri thotë se Gjykata Kushtetuese – çfarëdo që ta ketë vlerësimin e saj – nuk mund ta ndryshojë statutin e Asociacionit, por vetëm mund të japë mendim se është ose jo në frymën kushtetuese.
“Ajo [Gjykata Kushtetuese] do ta ketë fjalën e vet gjithsesi. Por, ajo nuk mund ta rinegociojë [statutin e Asociacionit] ose nuk mund të dalë me një qëndrim tjetër ndaj një marrëveshjeje ndërkombëtare të pranuar nga palët. Kjo është rrjedha logjike që pritet të ndodhë…”, thekson Haziri.
Por, lideri i AAK-së, Haradinaj, tha se vlerësimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të bëhet për çdo nen të draft-statutit të Asociacionit, si dhe të konstatohet se ku ka mospërputhje me Kushtetutën e Kosovës.
“E kemi marrë një zotim publik nga amerikanët dhe nga ndërmjetësit [e BE-së] se nuk do të ndryshojë Kushtetuta e Kosovës, sovraniteti, integriteti territorial… në rregull. Atëherë, gjykatësit tanë janë interpretues. Ata le të tregojnë se ku tejkalohet ose ku ka s’përputhje me Kushtetutën tonë. Por, duhet ta shqyrtojnë”, tha Haradinaj.
Demhasaj shpreh mendimin se vlerësimi i dokumentit final për statutin e Asociacionit nga ana e Gjykatës Kushtetuese është i pritshëm, por ai nuk do ta ndryshojë dokumentin si fakt.
“Mendoj që vetë fakti që ai dokument nuk po publikohet [zyrtarisht] dhe fakti që ai dokument nuk po diskutohet në publik, si dokument zyrtar, lë të kuptohet se të gjitha çështjet që mund të jenë diskutabile, do të rregullohen. Më pas, kur të rregullohen të gjitha ato çështje, do të publikohet. Pastaj, në Gjykatë Kushtetuese do të dërgohet vetëm sa për sy e faqe, që të thuhet se shkoi në Gjykatë Kushtetuese”, thotë Demhasaj.
Përfaqësuesit e LDK-së dhe AAK-së gjithashtu thonë se draft-statuti i Asociacionit është produkt i marrëveshjes, sipas tyre “të keqe”, të Kosovës me Serbinë, për normalizimin e marrëdhënieve – e njohur si Marrëveshja e Ohrit.
Nisur nga kjo marrëveshje, bashkësia ndërkombëtare ka rritur trysninë mbi Kosovën që ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ndërsa mbi Serbinë që ta njohë de facto Kosovën. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova