Partitë politike opozitare në Maqedoninë e Veriut thonë se ashpërsimi i retorikës ndërmjet Shkupit dhe Sofjes zyrtare është si rezultat i paaftësisë së qeverisë së vendit që nëpërmjet politikave parimore, t’i zgjidhë çështjet e hapura me fqinjët dhe të ecë me hapa të sigurt drejt integrimit në Bashkimin e Evropian.
Antonio Milloshoski, ish-ministër i Punëve të Jashtme, aktualisht deputet i OBRM-PDUKM-së, duke komentuar qëndrimin e fundit të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, se Sofja zyrtare ka një qasje fyese ndaj maqedonasve me mohimin e identitetit dhe gjuhës maqedonase gjatë kohës që është në krye të qeverisë, ka treguar se është politikan bipolar dhe varësisht nga reagimet e opinionit ai i ndryshon edhe qëndrimet në dëm të interesave të shtetit.
“Zaevi, gjatë 4 apo 5 vjetëve të fundit, ka dëshmuar se në aspektin politik është personalitet bipolar. Njëherë kur është në interes të tij, përkatësisht kur vlerëson se vardisja do t’i sillte leverdi, Bojko Borisovin pa problem e quante vëlla dhe jepte deklarata të tipit se jemi popull i njëjtë nga njëra dhe tjetra anë. Zaevi ka dhënë dhe deklarata se mbështetja e Bullgarisë është e pakushtëzuar dhe tani kur pa se ka bërë shumë gabime dhe populli reagoi me të drejtë duke kritikuar deklaratën e tij reviduese se kush ka qenë okupues dhe kush administrator gjatë Luftës së Dytë Botërore pasi është këshilluar nga këshilltarët e tij mediatik, luan lojën e patriotit, ndërkohë që ai vetë kishte deklaruar se patriotizmi është ideologji që nuk përkon me vokacionin e partisë së tij (Lidhjes Social-Demokrate)”.
“Me këto deklarata bipolare, njëherë për Bulgarinë vëllazërore dhe ditën e dytë kundër gabimit gjeostrategjik të Bullgarisë mendoj se në mënyrë plotësuese i komplikon marrëdhëniet mes dy fqinjëve, të cilat, sipas meje, ishin në një nivel para se Zaevi të nënshkruante këtë marrëveshje jo të leverdishme bilaterale”, thotë Milloshoski për Radion Evropa e Lirë.
Ndërkaq, Ilmi Aziri, deputet dhe nënkryetar i Aleancës për Shqiptarët, e cila është në opozitë, thotë për Radion Evropa e Lirë se qeveria e kryesuar nga Zoran Zaevi kundrejt Sofjes zyrtare, luan lojën “ngrohtë-ftohtë”, për shkak se bisedimet janë shumë jotransparente dhe varësisht se si është humori i qytetareve, në atë format paraqitet Bullgaria.
“Qëndrimet kontradiktore dhe të paqëndrueshme të kryeministrit (Zoran) Zaev i shtrojnë frustrimet, i irritojnë qytetarët, i risin paqartësitë dhe e gjithë kjo çon në humbjen e besimit ndaj procesit të bisedimeve me Republikën e Bullgarisë. Vlerësoj se këto janë çështje shumë të rëndësishme që të tentohet të zgjidhen me mendësinë e kornizave partiake. Qëndrimi ynë është se duhet formuar një qeveri e zgjeruar për t`iu qasur me seriozitet sfidave shumë serioze, mbipartiake që i tangon momentalisht qytetarët e Maqedonisë së Veriut”, vlerëson Aziri.
Të mërkurën, në një video-paraqitje kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka kritikuar Bullgarinë për, siç ka thënë, politikë iracionale dhe fyese ndaj maqedonasve për shkak të mohimit të identitetit dhe gjuhës maqedonase.
Ndërkohë, opozita maqedonase po kërkon dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev, pasi, siç ka theksuar, nuk do të lejojë që kreu i qeverisë t’i shkelë interesat e shtetit.
Këto akuza u nxitën nga deklarata e kryeministrit Zaev, në fund të nëntorit, për mediat bullgare se Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria kanë histori të përbashkët duke mohuar që Bullgaria të ketë vepruar në anën e fashizmit në periudhën e Luftës së Dytë Botërore.
Dallimet mes Shkupit dhe Sofjes zyrtare u shpërfaqën me vendosjen e vetos nga ana e Bullgarisë për kornizën negociuese përkatësisht më 17 nëntor, Bullgaria zyrtarisht bllokoi nisjen e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri