LAJMI I FUNDIT:

Opozita kërkon seancë urgjente të Këshillit komunal në Karposh

Opozita kërkon seancë urgjente të Këshillit komunal në Karposh

Grupi i këshilltarëve të opozitës në Këshillin e Komunës Karposh, i përbërë nga këshilltarët e LSDM, PLD dhe BM, sot deri te kryetari i Këshillit të komunës Karposh, Sasho Lazareski kanë dërguar iniciativë për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Këshillit të komunës, për shkak të situatës së porsakrijuar me vërshimet e javës së kaluar, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Për këtë tragjedi që e goditi qytetin e Shkupit që mori jetën e mbi 20 personave dhe ku ka të lënduar dhe persona të zhdukur, me dëme të dukshme materiale, Komuna e Karposhit duhet që të përfshihet për tu ndihmuar qytetarëve”

Presim që menjëherë pas asaj që ka ndodhur, Komuna Karposh të jetë në mesin e të parave që do të mbaje një seancë urgjente dhe do të afroje ndihmë financiare.”,


“Edhe pse komuna e Karposhit deri më tani është treguar humane, jemi të befasuar nga heshtja institucionale e Këshillit dhe kryetarit të komunës”, thonë këshilltarët komunal të opozitës./Telegrafi/