LAJMI I FUNDIT:

Opozita kërkon seancë të jashtëzakonshme për dialogun me Serbinë

Opozita kërkon seancë të jashtëzakonshme për dialogun me Serbinë

Deputeti i PSD-së, Visar Ymeri ka bërë të ditur se si Grup Parlamentar kanë filluar sot mbledhjen e nënshkrimeve për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme më 16 korrik lidhur me fazën finale të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një postimi në Facebook, Ymeri ka theksuar se përmes kësaj seance të jashtëzakonshme deputetët nënshkrues do të kërkojnë që diskutimi dhe vendimmarrja t’i kthehet Kuvendit, organit më të lartë legjislativ.

Postimi i plotë:


Me propozimin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, sot kemi nisë mbledhjen e nënshkrimeve për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme me 16 korrik 2018 nga ora 11:00 në lidhje me fazën finale të dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Muajin e kaluar në Bruksel, pa marrë pëlqimin e Kuvendit, dhe pa platformë shtetërore të miratuar nga Kuvendi, është zhvilluar takimi i nivelit të lartë ndërmjet Presidentit të Republikës së Kosovës Hashim Thaçi dhe Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq.

Në ndërkohë, nga Zyra e përfaqësues së lartë e Bashkimit Evropian, është bërë e ditur se takimi i radhës ndërmjet të dy presidentëve do të mbahet me 18 korrik 2018 në Bruksel.

Duke e pasur parasysh ndikimin politik që ka ky dialog dhe marrëveshja eventuale që del nga ai do ta ketë në procesin e shtetndërtimit, zhvillimit, e demokracisë në Republikën e Kosovës, përmes kësaj seance të jashtëzakonshme deputetët nënshkrues do të kërkojnë që diskutimi dhe vendimmarrja t’i kthehet Kuvendit, organit më të lartë legjislativ. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Deputeti shqiptar në kantonin e Bernit: Në Zvicër familjet shpenzojnë 2.95% të pagës për energji elektrike, kurse në Kosovë 14.9%

Deputeti shqiptar në kantonin e Bernit: Në Zvicër familjet shpenzojnë 2.95% të pagës për energji elektrike, kurse në Kosovë 14.9%

Lajme
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Taravari: Nëse Kosovës i merret një copë tokë mund të jetë shkak i fillimit të një konflikti të madh

Taravari: Nëse Kosovës i merret një copë tokë mund të jetë shkak i fillimit të një konflikti të madh

Politikë
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Sot pritet të nisë numërimi i votave nga diaspora

Sot pritet të nisë numërimi i votave nga diaspora

Lajme
Kalo në kategori