Opozita në Kuvend tash e sa kohë po thirret në një mocion të mundshëm mosbesimi për Qeverinë Haradinaj.
Përveç Partisë Socialdemokrate, partitë e tjera opozitare nuk i kanë dhënë nënshkrimet e tyre për një nismë të tillë.
Ditë më parë edhe deputeti i LDK-së, Ismet Beqiri paralajmëroi se në fillim të sesionit vjeshtor të Kuvendit, grupi i tij parlamentar mund të inicioj mocion mosbesimi për qeverinë.
Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, thotë për RTV Dukagjinin se partia e tij mbështetë cilëndo parti në mocionin kundër qeverisë.
Mirëpo, sipas tij nga ajo që po shihet opozita nuk i ka votat për rrëzimin e qeverisë.
“Ajo që po duket në fakt është se opozita nuk i ka numrat e mjaftueshme për rrëzimin e qeverisë, nuk është problem as te PSD-ja as te askush tjetër nga opozita por thjesht nuk janë numrat. Në momentin që sigurohen ato vota PSD-ja është e gatshme të votoj për rrëzimin e qeverisë”, shprehet deputeti Krasniqi, përcjell Telegrafi.
Se opozita nuk i ka numrat për rrëzimin e qeverisë e thotë edhe Artan Murati nga Instituti Demokratik i Kosovës, i cili shprehet se për t’u realizuar kjo nevojitet guxim politik.
“Duhet të del një subjekt politik që ta merr një hap të tillë, sepse ne kemi dëgjuar deklarata të vazhdueshme, mirëpo përveç atyre 12 nënshkrimeve të PSD-së që i bënë publike dhe i ofruan te opozita për të nisë një veprim të tillë, por nuk kemi parë diçka konkrete as nga LDK-ja as nga Vetëvendosje në këtë drejtim”, shprehet Artan Murati nga KDI.
Megjithatë ai thotë se partitë politike duhet parë nëse zgjedhjet në këtë kohë janë në interes të vendit ngase aktualisht Kosova po kalon disa procese kyçe.
“Subjektet politike duhet të fokusohen në atë se a janë zgjedhjet e reja në interes të vendit, pasi jemi në fazën përfundimtare të dialogut dhe në disa procese të tjera të rëndësishëm për vendin, për të cilat do të ndikonin mbajtja e zgjedhjeve të reja, apo shtyrja e disa proceseve siç është liberalizimi i vizave”, deklaroi më tej Artan Murati.
Ndryshe në Kuvend, partitë opozitare shpesh herë nuk kanë marr pjesë në votime si dhe ka pasur raste kur edhe kanë bojkotuar seancat parlamentare./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Haradinaj: Gjykata Speciale katërcipërisht e ka dëshmuar manipulimin

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Përfaqësuesit e shoqatave ekologjike në takim tek Mexhiti: Shkaqet e ndotjes dihen, po punojmë për zgjidhjen e problematikave

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Ambasada e Kosovës në Washington, me diplomatë amerikanë, shënon 17-vjetorin e pavarësisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe