LAJMI I FUNDIT:

Operacion i madh policor në Montreal: Dyshohet se sulmuesit hynë në zyrat e krijuesve të videolojërave, punëtorët ikën në çati

Operacion i madh policor në Montreal: Dyshohet se sulmuesit hynë në zyrat e krijuesve të videolojërave, punëtorët ikën në çati

Një operacion i madh policor ishte duke u zhvilluar në Montreal të Kanadasë të premten pasdite në zyrat e kompanisë franceze të lojërave video Ubisoft.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, dyshohet se bëhet fjalë për një pengmarrje të mundshme.

Policia konfirmoi “angazhimin e madh” të ketë filluar në rreth 1.30 pasdite, por nuk ofroi asnjë detaj ndërsa i nxiti njerëzit të “shmangnin zonën” pranë Bulevardit St-Laurent dhe Rrugës St-Viateur në lagjen Mile-End të Montrealit, afër qendrës së qytetit.


Imazhet televizive treguan rrugët përreth ndërtesës së vjetër me tulla të rrethuar nga oficerë të armatosur rëndë dhe dhjetëra punëtorë të Ubisoft të cilët duket se ishin barrikaduar në çatinë e tyre.

“Oficerët e policisë u dërguan në vendin e ngjarjes për t’iu përgjigjur një telefonate në 911”, i tha AFP një zëdhënës i policisë.

“Informacioni ende nuk është vërtetuar”, tha zyrtari, duke shtuar se “oficerët e specializuar në këtë lloj ndërhyrje aktualisht janë në skenë dhe po kryejnë kontrolle”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kina raporton se ka zbuluar një coronavirus të ri

Kina raporton se ka zbuluar një coronavirus të ri

Azia
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Azia
Senatori republikan dënon lëvizjet e Trumpit në raport me Putinin

Senatori republikan dënon lëvizjet e Trumpit në raport me Putinin

Amerika
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Kalo në kategori