LAJMI I FUNDIT:

Operacioni “Droni” lë pa patentë shoferi 112 vozitës në rrugët e rajonit të Gjakovës

Operacioni “Droni” lë pa patentë shoferi 112 vozitës në rrugët e rajonit të Gjakovës

Brenda pesë ditësh (24-28 maj 2024) në kuadër të një plani operativ të Policisë së Kosovës për siguri në rrugët e rajonit të Gjakovës, janë shqiptuar mbi 900 gjoba dhe janë konfiskuar 112 patentë shoferi.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se “në kuadër të Njëjësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë është themeluar një task forcë pjesë e planit operativ ‘Droni’, me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacionin rrugor,  parandalimin e aksidenteve të trafikut, identifikimin e kundërvajtësve, në veçanti identifikimin dhe parandalimin e kundërvajtjeve të rrezikshme”.

“Duke marr parasysh numrin e madh të kundërvajtjeve që shkaktojnë drejtuesit e mjeteve, duke rrezikuar jetën e tyre dhe të tjerëve, si masa preventive dhe ndëshkuese në kuadër të aktiviteteve të kësaj task force, nga data 24.05.2024 e deri me datën 28.05.2024, janë konfiskuar si masë mbrojtëse njëqind e dymbëdhjetë (112) patentë shoferi për kundërvajtjet të ndryshme, ndër të tjera për  tejkalime në vende të ndaluara, tejkalime të kolonës së mjeteve, mos ndalja në shenjën e dritës së kuqe në vendin ku trafiku rregullohet me semaforë etj.”, thuhet në njoftim.


Gjithashtu, sipas njoftimit, gjatë kësaj kohe janë shqiptuar edhe nëntëqind e dy (902) gjoba për kundërvajtje të ndryshme si: tejkalime të shpejtësisë,  përdorimi i telefonit dhe mos vendosja e rripit të sigurisë gjatë ngasjes etj.

Hyn në fuqi Ligji për trafikun në Kosovë, njihuni me gjobat e reja në trafik
Lexo po ashtu Hyn në fuqi Ligji për trafikun në Kosovë, njihuni me gjobat e reja në trafik

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë do të vazhdoj me marrjen e masave të ndryshme preventive me qëllim të rritjes së sigurisë rrugore dhe parandalimit të aksidenteve, sidomos atyre me pasoja të rënda”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ndryshe, nga 3 prilli i këtij viti ka hyrë hyn në fuqi Ligji i ri për trafikun rrugor, që parasheh masa dhe gjoba të ashpra për shkelësit e rregullave në komunikacion. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori