Policia e Kosovës së bashku me Prokurorinë e Shtetit kanë realizuar një operacion të suksesshëm policor në luftën kundër trafikimit me narkotikë me ç’rast janë arrestuar pesë persona dhe janë konfiskuar 75 kilogramë marihuanë. 

Reshat Murseli nga Policia e Kosovës në një konferencë për media bëri të ditur se hetimet për këtë operacion kanë filluar para disa muajsh, transmeton Telegrafi.


“Policia e Kosovës, ka realizuar një operacion të suksesshëm të koduar ‘Bardhoshi’. Operacioni ka filluar pasditen e djeshme. 20 kilogramë marihuanë janë konfiskuar në një veturë e cila ishte në  lëvizje në rrugën Prishtinë - Mitrovicë, kurse 55 kilogramë marihuanë janë konfiskuar në shtëpinë e njërit të dyshuar tjetër. Janë sekuestruar 193 fishekë, tri vetura, 6 telefona, 1 mijë e 600 euro, dhe 2 mije e 700 dinar të Serbisë. Gjithashtu me rastin e njëjtë janë arrestuar edhe disa persona në Prishtinë, ku dy prej tyre janë serbë, dhe sot po ashtu është arrestuar një tjetër person në Ferizaj”, deklaroi ai.

255737161 1316397618789705 5236796038215557826 n

Murseli tha se sasia e narkotikëve dyshohet se ka ardhur nga vendet fqinje dhe destinacion kishte vendet e Bashkimit Evropian, duke shtuar se gjithsej sasia e narkotikëve të konfiskuar nga operacioni është 75 kilogramë.

65

Murseli bëri të ditur se personat e arrestuar janë dërguar në mbajtje, dhe se hetimet do të vazhdojnë. /Telegrafi/