Aktorja e njohur shqiptare, Olta Gixhari, momentalisht ndodhet për pushime në Itali.

Ajo ka zgjedhur një vend të veçantë në Palermo, ndërkohë që shihet se po kalon një kohë të mrekullueshme.


Nëna e një djali ndërkohë nuk ka munguar me disa imazhe e video atraktive në rrjete sociale.

363408931 665559915160052 4167432580145485209 n Foto: Screenshot/Instagram

Ajo është shfaqur provokuese në një video që ka publikuar në InstaStory, ku shfaqet e veshur me bikini.

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 2 flitet vazhdimisht për linjat e bujshme trupore që gëzon.

363446023 1578620539333758 6904144358478863820 n Foto: Screenshot/Instagram

E njëjta këtë kohë ka qenë e angazhuar në xhirimet e filmit të ri “Në kuadër të dashurisë”, në të cilin shfaqet në rolin kryesor së bashku me Luiz Ejllin.

Olta dhe Luizi këtë vit kanë qenë ndër emrat më të komentuar në rrjetet sociale e faqet rozë. /Telegrafi/

363319901 616227263984365 3166298451400171419 n Foto: Screenshot/Instagram