Thashethemet për ndarjen e aktorit dhe prezantuesit Olsi Bylyku nga partnerja e tij Egli Tako kanë përfshirë mediat rozë prej javësh.

Por, të gjitha pikëpyetjeve artisti iu dha fund teksa ishte i ftuar në emisionin "Më lër të flas".


I pyetur për lajmet për ndarjen, Olsi tha se asnjëra palë nuk ishte fajtor për këtë, por vendosën bashkërisht të ndanin rrugët.

800 0 642ac08981839

“Unë me Eglin kam qenë në një lidhje as të fejuar as të martuar. Historinë tonë e kemi kënduar me dy këngë me Eglin. Nuk ka pasur asnjë gabim nga asnjëri, besoj që ishte zgjedhja më e mirë që për herë të parë në jetën tonë duke qenë të dy njerëz shumë të përgjegjshëm zgjodhëm veten tonë”, tha Olsi.

“Nuk besoj që asnjërit nga ne nuk i mungon prania e njëri-tjetrit por asnjërit nga ne nuk i duhet prania e njëri-tjetrit”, pranoi aktori.

Kujtojmë që një reagim për raportimet e ndarjes kishte bërë edhe Egli në rrjetet sociale duke thënë se është abuzuar mjaftueshëm me emrin e tyre dhe të familjarëve. /Telegrafi/