LAJMI I FUNDIT:

Oliver Spasovski kërkon shkarkimin e drejtorit të BSP Velkovski

Oliver Spasovski kërkon shkarkimin e drejtorit të BSP Velkovski

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, do të sjell propozimin për shkarkimin e drejtorit të Byrosë për Siguri Publike (BSP) Laze Vellkovski, që kur u vërtetua se e bija e Vellkovskit ka udhëtuar me veturë zyrtare të policisë në pushim në Greqi.

Hetimi i Repartit të kontrollit të brendshëm dhe standarde profesionale ka vërtetuar se vetura zyrtare “Range Rover Discovery Sport” me tabela SK-9559-AL ka qenë dërguar me nënshkrimin e drejtorit për siguri publike. Automjetin e ka drejtuar zyrtari policor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në deklaratën e tij, drejtori i Byrosë për Siguri Publike Vellkovski tha e ka angazhuar automjetin zyrtar “nga domosdoshmëria, për shkak se për gjatë kohë ka pasur kanosje ndaj tij dhe familjes së tij”. Vellkovski gjithashtu tha se në ditën e 2 gushtit, kur ka udhëtuar e bija e tij, aj ka qenë i angazhuar në festën e Ilindenit dhe “për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë publike në festën në Meçkin Kamen, si dhe ngjarjet që kanë vijuar dhe ka vlerësuar se është e pasigurt për bijën e tij të udhëtojë vet”.


Bijën e Vellkovskit deri në Greqi e ka vozitur sigurimi i tij.

“Në këtë rast plotësisht nuk është zbatuar procedura për udhëtim zyrtar krahas lejes për vozitjes, nuk është nënshkruar vendim për udhëtim zyrtar. Për këtë shkak, Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë do të sjell propozim për shkarkimin e drejtorit të Byrosë për Siguri Publike, Lazo Vellkovski”, kumtojnë nga MPB./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori