Organizatat jo qeveritare në vend kanë shprehur shqetësim në lidhje me vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit të Odës Ndërkombëtare të Tregtisë në Paris, me të cilin Qeveria e Kosovës, e rrjedhimisht qytetarët e vendit duhet t’i paguajnë pesë milionë euro shtypshkronjës shtetërore austriake “AG Staatsdruckerei”.
Në reagim thuhet se vendosja e njerëzve jo-kompetentë për pozita të larta udhëheqëse dhe këshillëdhënëse, vazhdon t’i shkaktojë dëme vendit.
“Si rrjedhojë, kjo shumë kaq e madhe e të hollave që duhet të paguhet nga taksat e qytetarëve të Kosovës nuk është e para dhe sipas të gjitha gjasave nuk do të jetë e fundit. Së paku edhe një institucion tjetër, Posta dhe Telekomi i Kosovës, është i paditur në një rast të tillë”, thuhet në reagim.
Më tej thuhet se për asnjë nga këto raste, institucionet e Kosovës nuk kanë dhënë llogari dhe nuk kanë qenë transparente për të treguar se si ka ardhur deri të këto padi/dënime dhe se kush janë përgjegjësit dhe cilat janë masat që institucionet tona kanë ndërmarrë për të dënuar personat përgjegjës.
“Asnjëherë deri më tani nuk kemi parë që dikush nga udhëheqësit e institucioneve apo vartësit e tyre të marrin përgjegjësinë për këto raste. Për më shumë, rreth rastit të vendimit të Arbitrazhit për pasaportat, Ministria e Punëve të Brendshme ka deklaruar që do të merren masa administrative përkitazi me rastin, dhe si rrjedhojë duket që aty do të filloj dhe mbaroj dhënia e përgjegjësisë brenda këtij institucioni. Në anën tjetër, Kosova paguan qindra mijëra e deri në miliona euro për mbrojtjen e vendit në arbitrazh e humbjet nga taksat e qytetarëve të Kosovës vetëm se rriten, por edhe kjo mbrojtje e shtrenjtë duket të mos mjaftojë për të shpëtuar paranë publike nga keqmenaxhimi”, thuhet në reagim.
Sipas tyre, të gjitha këto janë dëshmi se udhëheqësit e institucioneve publike nuk janë të interesuar që të menaxhojnë drejt paranë publike, përkundër asaj që vendi ynë ka një buxhet shumë të limituar krahas nevojave enorme për përmirësimin e jetës së qytetarëve të vendit.
Organizatat kërkojnë nga institucionet e Kosovës dhe udhëheqësit e tyre që: personat e përfshirë në këto raste të thirren para përgjegjësisë, përfshirë edhe atë penale; të tregojnë se cilat janë masat që janë ndërmarrë ndaj personave përgjegjës brenda institucioneve që i kanë shkaktuar vendit dëme të mëdha, edhe pse ata mund të mos jenë tani në pozitat ku më parë kanë marrë vendime apo dhënë këshilla në kohën e negociimit apo nënshkrimit të këtyre kontratave që kanë sjellë dëme; të bëjnë publike të gjitha rastet ku institucionet e Kosovës janë të paditura nga kompani ndërkombëtare në Gjykatën e Arbitrazhit si dhe të bëjnë publike kompanitë apo personat e angazhuar për të bërë mbrojtjen e Kosovës, përvojën e tyre në këtë fushë si dhe shumën e parave të kontraktuar me ta.
Organizatat nënshkruese: Çohu, Demokraci për Zhvillim (D4D), Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), Lëvizja Fol, Demokraci Plus (D+), Ec Ma Ndryshe, Programi për të Drejtat Civile në Kosovë (CRP/K), Grupi për Studime Politike dhe Juridike (GLPS), Qendra për Politika dhe Avokim (QPA), Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS), OJQ QKBN/KCIC, Balkan Sunflowers Kosova, Green Art Center – Prishtina (GAC), Community Building Mitrovica (CBM), Instituti për Kriminologji dhe Kriminalistikë, Shoqata e të Verbërve të Kosovës, OJQ ZANA, Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Edhe një premtim për trenin e shpejtë brenda Shkupit

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në ‘Instagramin’ e grupit terrorist ‘Brigada e Veriut’

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës