Më 11 Tetor vjen në Tiranë AllWeb, Konferenca më e Madhe e Marketingut Dixhital për të tretin vit radhazi. Këtë vit AllWeb do të zhvillohet tek Qendra Kulturore – Kompleksi i Katedrales Orthodhokse. Nëse ende nuk e keni blerë biletën tuaj, ju tashmë mund ta përfitoni me 50€ zbritje, nga 150€ në vetëm 100€, duke përdorur kodin promocional “lastoffer” në faqen zyrtare të www.allweb.al. Oferta është e vlefshme deri më datë 9 Tetor.
Pjesë e konferencës do të jenë liderë të njohur në nivel ndërkombëtar në fushat e marketingut dixhital, komunikimit dhe teknologjisë, duke ndarë me ju përvojat dhe idetë e tyre, të cilat përbëjnë këshilla praktike për t’i aplikuar në kompanitë tuaja.
Mos prisni më, regjistrohuni tani për të qenë pjesë e konferencës më të madhe të marketingut dhe për të përjetuar nga afër këto momente.
Nëse punon në Marketing, PR, Teknologji, Agjenci reklamash, konsulent për Mediat Sociale apo je CEO i biznesit tënd TI DUHET TË JESH KËTU!
Më poshtë po ju njohim me disa nga folësit e konferencës:
Barbara Slade Jagodic është konsulente e marketingut dixhital, SEO copywriter dhe pedadoge. “Zonja e Marketingut”, që shkëlqen në komunikimin dixhital. Ajo është nga gazetaret e para në web si dhe menaxhere e komunitetit në Kroaci.
Goran Jankuloski bën pjesë në marketing që në vitin 2011 si anëtar i skuadrës dixhitale Executive Group. Duke punuar me shumë marka të mëdha lokale e rajonale, ai u zhvendos shpejt në pozicione të ndryshme. Në vitin 2015 drejtoi grupin dixhital, përgjegjës për klientë si Coca-Cola, Fanta, Schweppes, United Media, Erste Bank dhe SBB. Goran ka fituat Somoborac, Kaktus, IAB MIXX dhe shumë çmime të tjera në fushën e marketingut dixhital. Në Shtator 2016 ai hapi agjencinë e tij Žiška duke u shërbyer klientëve përmes strategjive të Marketingut dixhital, përmbajtje dhe Web design.
Miloš Skokić pasi shpenzoi disa vite në industrinë e design, nisi karrierën në marketingun dixhital në 2013 si pjesë e grupit të marketingut dixhital të Communis DDB. Në këtë periudhë ai ishte përgjegjës për praninë online të markave më të mëdha të FMCG. Ai punoi për klientë si Llotaria shtetërore e Serbisë, Heineken, Samsung, etj. Në 2015 fiton çmimin “Somoborac” për fushatën në WhatsApp që bëri për markën SWeeet. Në 2015 fokusi i tij ishte prania e Coca-Cola-s në median sociale ku zhvilloi disa prej projekteve më të mëdha influencuese në rajon. Miloš dhe skuadra e tij janë pas suksesit të Fantas në Instagram, i cili qëndron në krye të listës së markave për komunitetin e adoleshentëve në Serbi. Miloš është partner në menaxhimin e agjencisë dixhitale Žiška.
Jon Burkhart është themelues i kompanisë së konsulencës së marketingut “TBC Global Ltd”, ku ai punon me markat dhe agjencitë për t’i ndihmuar ata të gjejnë mënyra me të vërtetë unike për të fituar dhe për të mbajtur vëmendjen e konsumatorëve të tyre. Ai është bashkë-autor i disa librave të vlerësuara ndërkombëtarisht mbi reklamat dhe marketingun si: “Newsjacking: The Urgent Genius of Real-time Advertising”, “Hacker Maker Teacher Thief” dhe “Truly Ballsy Content”. Jon është personi i parë që ka qenë folës në festivalin më të madh të teknologjisë në botë “South By Southeest Interactive” 6 vite me radhë.
Alessandro Angilella është Digital Director i Prenatal Retail Group. Ai ka 20 vite eksperiencë në menaxhimin e projekteve komplekse me fokus në tregun online dhe atë e-commerce. Ai ka njohuri rreth shitjes me pakicë, menaxhimit të përmbajtjeve, tranzicionin dixhital, menaxhimin e ndryshimeve që po ndodh ndër vite etj.
Dragan Varagic merret me shitjet online, marketingun në internet, e-business dhe PR që nga viti 1998. Fokusi i tij kryesor është transformimi i biznesit, zhvillimi i e-business dhe edukimi. Libri i fundit që ai ka publikuar është “Digital Pre-Marketing”.
Dhe folës të tjerë të cilët do të shfaqen në website zyrtar të konferencës: www.AllWeb.al
Për të mësuar më shumë rreth konferencës, folësve, biletave dhe gjithçka tjetër kontaktoni:
Gerti Boshnjaku, në +355 67 20 11 531 ose gerti@newmedia.al
Si edhe me Darko Bulldioski, në 070/ 30 70 40 ose në darko@newmedia.mk
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rezultat i shkëlqyeshën për OpenAI - 400 milionë përdorues çdo javë

Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Prezantohet telefoni më i hollë i palosshëm në botë

Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Paralajmërim për të gjithë përdoruesit e Gmail, Yahoo dhe Microsoft

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë