Real Madridi nuk e ka ndërmend të ndalet për sulmuesin belg Eden Hazard të cilit do t’i besohet vendi i lënë zbrazët nga Cristiano Ronaldo.

Mbretërit e kanë nisur shumë keq sezonin për të mos thënë i paharruar dhe presidenti Florentino Perez ka filluar të mendojë për transferime të mëdha.


Lajmet që vijnë nga Spanja shkruajnë se Real Madridi është gati të ofrojë dy lojtarë për Hazardin dhe një shumë të konsiderueshme parash.

eden hazard chelsea 2018 2019

Lojtarët që do të përfshihen janë mesfushorit kroat Matteo Kovacic dhe sulmuesit spanjoll Marcos Asensio.

Kovacic është aktualisht pjesë e bluve të Londrës, pasi është huazuar për një vit nga madrilenët.

marco asensio zmwx0usd8tvw18gcqsrjqf4uv

Në anën tjetër Asensio shikohet si një futbollist me të ardhme të ndritur, ku drejtuesit e Chelseat ka kohë që e përcjellin dhe mund të binden t’i hapin udhë transferimit.

715903 mateo kovacic chelsea twitter 1

Transferimi në janar nuk ka gjasa të ndodh, por besohet që vera do të jetë shumë e nxehtë. /Telegrafi/

telegrafi sport app