LAJMI I FUNDIT:

OEK: Taksa e ‘Rrugës së Kombit’ e papërballueshme për bizneset kosovare

OEK: Taksa e ‘Rrugës së Kombit’ e papërballueshme për bizneset kosovare

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) me anë të një njoftimi ka reaguar lidhur me zbatimin e tarifës së “Rrugës së Kombit” që do të filloj nga dita e hënë, duke thënë se kjo taksë do ta rëndoj gjendjen e biznesit kosovar.

OEK thotë se taksa në zbatim do të duhej të llogaritej si taksë për përdorimin e tunelit jo për përdorim të autostradës, pasi që kemi të bëjmë me autostradë tip të hapur jo të mbyllur -me qasje të shumta nga qytezat në vazhdimësi të rrugës, përcjell Telegrafi.

Reagimi i plotë i OEK-ut


Oda Ekonomike e Kosovës shpreh shqetësimin e saj lidhur me taksën rrugore për Rrugën e Kombit, temë e cila është shtjelluar nga ne edhe me përfaqësues institucional të Qeverisë së Shqipërisë, respektivisht Ministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri dhe Ministrin e Financave, Arben Ahmetaj në qershor të këtij viti. Gjatë takimit në fjalë janë diskutuar tri opsione të ndërlidhura me aplikimin e kësaj takse rrugore: 1) shtyrjen e aplikimit (gjë që është realizuar); 2) klasifikimin e bizneseve nga Kosova si biznese nga Kukësi apo llogaritje si komitet lokal; dhe 3) ofrimin e një zbritjeje prej 50% për bizneset nga Kosova.

Bazuar në Nenin 4 dhe 5 të Ligjit Nr. 2004/7 për Odën Ekonomike të Kosovës dhe Nenin 3 dhe 10 të Statutit të Odës Ekonomike të Kosovës, Oda Ekonomike e Kosovës është e mandatuar që të përfaqësoj interesat e anëtarëve të saj pranë institucioneve publike, rrjedhimisht të kërkoj mbështetje në zgjidhjen sa më të shpejt dhe korrekte të problematikave të paraqitura nga bizneset dhe shoqatat nën ombrellën e vet.

Me të mësuar se riaplikimi i taksës rrugore do të filloj nga 17 shtatori, Shoqata e Transportit Rrugor të Udhëtarëve, pjesë e Odës Ekonomike të Kosovës, ka kërkuar riaktualizim të përshpejtuar të çështjes në fjalë duke marrë parasysh se vetëm një nga tri opsionet e diskutuara në takim me ministrat është realizuar. Shoqata në fjalë numëron mbi 350 operatorë me mbi 1000 autobus. Sipas informatave të ofruara, jashtë sezonës së verës në muajt shtator-prill rreth 20 autobus udhëtojnë nga Kosova për në Shqipëri çdo ditë, kurse gjatë sezonës së verës rreth 80-100 autobus çdo ditë, duke mos llogaritur vikendet në asnjërën nga këto shifra. Po të aplikohej taksa e rregullt për çdo udhëtim nga operatorët kosovar, atëherë kjo do të rezultonte në shifër marramendëse dhe të papërballueshme financiarisht. Së këtejmi, turizmi i ofruar nga Kosova për Shqipëri nuk është faktor konstant, në të kundërtën, i duhet ofruar kujdes të shtuar dhe konsideratë më të lartë në mënyrë që të vazhdon interesimi i operatorëve kosovar për t’i mbajtur këto linja ditore operacionale.

Shqetësim me çmimin e përcaktuar kanë shprehur edhe biznese të shumta të cilat shfrytëzojnë rrugën e kombit për transport të derivateve, mallrave dhe produkteve të ndryshme. Nëse i shikojmë veçmas, një kompani e derivateve nga Kosova lëviz 15-20 auto cisterna për në Shqipëri dhe anasjelltas në baza ditore, kurse gjatë sezonës së verës ky numër rritet deri ne 20-30 brenda një dite.

Me t’u obliguar bizneset kosovare për pagesë aq të lartë për hyrje dhe dalje, opsionet e parashikueshme do të jenë dy: 1) zvogëlimi i dukshëm i linjave turistike për në Shqipëri dhe 2) gjetja e rutave alternative për transport të mallrave, sidomos kur jemi aq afër me përfundim të autostradës për në Shkup e cila nuk ka taksë të aplikueshme.

Andaj, kërkojmë bashkëpunim me Ambasadën e Shqipërisë në riaktualizim të çështjes në mënyrë që të mos zihen befas udhëtarët dhe operatorët në Kosovë, duke filluar sezonën e vjeshtës me asnjë ndryshim në favor të bashkëpunimit kombëtar. Përkitazi me këtë shqetësim vlen të theksohet se taksa në aplikim do të duhej të llogaritej si taksë për përdorimin e tunelit jo për përdorim të autostradës, pasi që kemi të bëjmë me autostradë tip të hapur jo të mbyllur -me qasje të shumta nga qytezat në vazhdimësi të rrugës. Po ashtu, autostrada nuk është e finalizuar dhe si e tillë vazhdon të ketë probleme të shumta teknike të cilat nuk do ta arsyetonin shumën e caktuar në asnjë rrethanë.

Besojmë se një takim i dytë me përfaqësues të institucioneve të Republikës së Shqipërisë do të ishte rruga e duhur për ta adresuar shqetësimin në fjalë dhe për të rishiquar aplikimin e dy opsioneve tjera të diskutuara paraprakisht. Vazhdojmë të jemi të hapur për të dëgjuar mundësi të bashkëpunimit, duke përfshirë edhe mundësinë për pagesë të liruar mujore ose vjetore. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Ekonomi
Certifikohen 46 auditorë energjetik

Certifikohen 46 auditorë energjetik

Ekonomi
Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës

Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës

Ekonomi
Kalo në kategori