LAJMI I FUNDIT:

Odriozola pranë largimit nga Reali, e ardhmja e tij te Fiorentina

Odriozola pranë largimit nga Reali, e ardhmja e tij te Fiorentina

Alvaro Odriozola do të largohet nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mbrojtësi i djathë ishte i huazuar edicionin e kaluar te Bayern Munich, por gjiganti gjerman nuk e shfrytëzoi klauzolën për blerjen e tij.

25-vjeçari është pjesë e Real Madridit, por këtë edicion është paraqitur vetëm 57 minuta në një ndeshje në La Liga.


Reali po mendon për huazimin e lojtarit i cili është në bisedime me Fiorentinën.

Gianluca Di Marzio ka raportuar se klubi vjollcë është shumë afër t’i sigurojë shërbimet e spanjollit.

Por Fiorentina nuk do ta ketë të drejtën e blerjes së tij edhe pse klubi italian e ka kërkuar një gjë të tillë.

Gjithsesi përveç Fiorentinës, në garë për të janë edhe skuadrat tjera si Valencia e Getafe, por lojtari preferon të largohet nga La Liga. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Liga e Parë
Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Premier League
Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Serie A
Enzo Maresca paralajmëron zëvendësimin e yllit të Chelseat me një lojtar të ri

Enzo Maresca paralajmëron zëvendësimin e yllit të Chelseat me një lojtar të ri

Premier League
Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

La Liga
Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Ndërkombëtare
Kalo në kategori