LAJMI I FUNDIT:

Oda e Mjekëve-Maqedoni: Atmosfera në vendin tonë krijon mendimin se të gjithë mjekët në vend punojnë në mënyrë joprofesionale

Oda e Mjekëve-Maqedoni: Atmosfera në vendin tonë krijon mendimin se të gjithë mjekët në vend punojnë në mënyrë joprofesionale

Oda e Mjekëve dënoi ashpër sulmet verbale dhe fyerjet publike ndaj mjekëve dhe profesionit mjekësor, si dhe akuzat e pabaza për keqpërdorime mjekësore, duke theksuar se atmosfera e krijuar në opinion tregon se është e nevojshme miratimi urgjent i një ligji të posaçëm për mbrojtjen të veprimtarisë së mjekut, të cilat do të rregullohen të drejtat dhe detyrimet e mjekëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Mjekët e spitalit të Manastirit të cilët janë përfshirë në mjekimin e një vajze pesëvjeçare janë të ekspozuar ndaj presionit të jashtëzakonshëm, ndonëse nga inspektimi dhe mbikëqyrja profesionale deri më tani nuk janë konstatuar mangësi në punën profesionale.

Mjekët nga Zhan Mitrev u ekspozuan ndaj ofendimeve dhe sulmeve verbale para Gjykatës Penale, që sigurisht nuk është një atmosferë në të cilën respektohet e drejta e prezumimit të pafajësisë, si e drejtë themelore e njeriut. “Çdo ditë në media dalin në pah emrat e mjekëve që janë marrë me trajtimin e pacientëve, duke deklaruar se kanë bërë një lloj gabimi mjekësor, pa vendim të institucionit kompetent”, thonë nga Oda e Mjekëve.


Nga atje thonë se “të gjitha këto ngjarje që shkaktojnë shqetësim të rëndë, neveri dhe cenim të dinjitetit, reputacionit dhe integritetit të profesionit, gjë që është krejtësisht e papranueshme në kushtet kur organizatat më relevante ndërkombëtare theksojnë se punonjësit e shëndetësisë janë aktori më i rëndësishëm i sistemit shëndetësor, prandaj duhet të mbrohen dhe të paralajmërojnë një mungesë globale të këtyre profileve në tregun e punës”.

Gjithashtu Oda e Mjekëve inkurajon institucionet që të veprojnë në mënyrë të duhur dhe të shpejtë në të gjitha rastet kur konstatohet dështim në mjekim, por të kenë sanksionin e duhur në rastet kur mjekët sulmohen pa bazë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Kalo në kategori