LAJMI I FUNDIT:

Oda e Kontabilistëve të Maqedonisë kërkon shtyrjen e afatit për dorëzim të llogarive përfundimtare

Oda e Kontabilistëve të Maqedonisë kërkon shtyrjen e afatit për dorëzim të llogarive përfundimtare

Nëse afati i fundit për dorëzimin e llogarive përfundimtare për kompanitë nuk shtyhet për një muaj, llogaritë vjetore që do të dorëzohen në Drejtorinë e të Ardhurave Publike do të jenë më të pasakta në historinë e Maqedonisë së Veriut, paralajmërojnë kontabilistët. Problemet e shkaktuara nga mungesa e stafit të shkaktuar nga pandemia, tani do të rezultojnë me përllogaritje paushall dhe improvizime në llogarinë përfundimtare, thonë nga Oda e Kontabilistëve. Kontabilistët thonë se ekziston nen në Ligjin për Shoqëritë Tregtare i cili lejon plotësimin e kërkesave të tyre.

“Dorëzimi i llogarive vjetore është dy muaj pas përfundimit të vitit kalendarik. Përveç kur ligjvënësi mund ta përdorë të drejtën e tij dhe ta zgjasë atë për një muaj, si ajo që ndodhi vitin e kaluar. Kështu që më 13 mars kemi marrë shtyrje deri më 24 mars. Por, nuk duhet të presim që edhe kolegët të jenë nën stres të përditshëm dhe të presin nëse kjo do të ndodhë ose jo”, tha Ana Tasevska, nënkryetare e Odës së Kontabilistëve.


Kontabilistët akuzojnë se pushteti i injoron për një kohë të gjatë dhe nuk dëshiron të dëgjojë për asnjë shtyrje të afateve. Nga Ministria e Ekonomisë me qëndrim se nuk do të ketë shtyrje.

Përgjigje kërkuam edhe nga Ministria e Financave, pse nuk e zgjasin afatin, por nuk morëm asnjë reagim. Afati i fundit për dorëzimin e llogarive përfundimtare në sportelet e DAP-it është më 28 shkurt, ndërsa në mënyrë elektronike afati është deri më 15 mars./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori