Bizneset duhet të kontribuojnë në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në shoqërinë kosovare, duke raportuar sjelljet korruptive përmes mekanizmave ekzistues ligjorë dhe institucionalë, të cilët garantojnë edhe konfidencialitet dhe mbrojtje të raportuesve.
Kjo u tha sot në punëtorinë e radhës të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë me bizneset e rajonit të Pejës, me mbështetje të Projektit të UNDP për Përkrahje të Përpjekjeve për Luftimin e Korrupsionit (SAEK).
Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane Arian Zeka foli për rëndësinë që ka luftimi i korrupsionit për vetë bizneset dhe ngritja e etikës në të bërit biznes, që do të mundësonte një konkurrencë fer dhe të barabartë, dhe mundësi të barabarta të rritjes për të gjithë, duke shtuar se korrupsioni cenon edhe sigurinë e vendit.
Kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri, vuri theksin mbi mundësinë më të lartë të prezencës së korrupsionit në aktivitete të prokurimit publik, duke shtuar se duhet amandamentuar ligji i prokurimit, në mënyrë që autoritetet kontraktuese mos të zgjedhin operatorët vetëm duke u bazuar në çmimin më të lirë, meqenëse në mënyrë të tillë favorizohen produktet dhe shërbimet më jocilësore.
Hasan Preteni, ekspert i fushës së luftimit të korrupsionit, tha se në Kosovë ka ngecje të mëdha në luftimin e korrupsionit, dhe kjo më së miri mund të shihet në efikasitetin e dobët të institucioneve zbatuese të ligjit në trajtimin e rasteve të kësaj natyre.
Megjithatë Preteni theksoi se bizneset dhe qytetarët duhet të raportojnë rastet e korrupsionit me të cilat ballafaqohen, në mënyrë që të nxiten institucionet që të tregojnë më shumë rezultate në ndëshkimin e atyre që përfshihen në afera korruptive.
Ndërsa, Visar Hapçiu, menaxher i Politikave në Odën Amerikane foli për përmirësimin e qeverisjes korporative dhe akteve të brendshme korporative të cilat do të ishin parandaluese të korrupsionit. Ai po ashtu informoi të pranishmit mbi procedurat që ndiqen në kuadër të disa institucioneve në trajtimin e rasteve të raportuara të korrupsionit.
Bizneset e pranishme theksuan nevojën e aprovimit sa më të shpejtë të Ligjit për Kontrollimin e Prejardhjes së Pasurisë, në mënyrë që të mundësohet një luftim më efektiv i korrupsionit në vend. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Fitore e madhe për industrinë e kriptovalutave - SEC do ta heqë padinë ndaj Coinbase

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit