Fruthi është rikthyer në katër vende evropiane që më herët konsideroheshin si të pastra nga sëmundja, përfshirë këtu Shqipërinë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Sëmundja nuk konsiderohet më e zhdukur në Shqipëri, Republikën Çeke, Greqi dhe Britaninë e Madhe.
“Ne po bëjmë hapa prapa dhe duket se jemi në rrugë të gabuar”, tha Kate O’Brien nga OBSH.
Fruthi është një sëmundje shumë ngjitëse e madje edhe me pasoja fatale që shkakton kollë, kruarje dhe ethe.
Sëmundja mund të parandalohet përmes dy dozave të vaksinës MMR, që janë në dispozicion falas për të gjithë fëmijët në Shqipëri, Britani etj.
Vendet ndërkohë deklarohen të lira nga fruthi kur nuk ka asnjë transmetim endemik të sëmundjes për 12 muaj, në një zonë specifike gjeografike. O’Brien tha ndërkohë se të katër vendet evropiane e kanë humbur statusin e tyre si të lira nga fruthi pavarësisht se kanë një mbulim ekstremisht të lartë me vaksina.
“Kjo është një kambanë alarmi që po dëgjohet në botë: qenia në gjendje për të mbuluar vendin me vaksinim nuk mjafton, duhet të shkohet në çdo komunitet, në çdo familje, për çdo fëmijë”, tha ajo.
Ekspertët e shëndetit paralajmërojnë se keqinformimet për vaksinat e fruthit kanë lejuar që sëmundja të përhapet në disa zona apo komunitete të caktuara. Të gjitha rajonet e botës kanë shfaqur një rritje të rasteve të fruthit madje në SHBA është regjistruar numri më i lartë i rasteve në 25 vite.
Sipas OBSH, 365 mijë raste ndërkohë janë raportuar në të gjithë botën, këtë vit, thuajse tre herë më shumë se në gjysmën e parë të 2018. Republika demokratike e Kongos, Madagaskari dhe Ukraina, kanë regjistruar ndërkohë epidemitë më të mëdha të fruthit. Rastet e sëmundjes kanë qenë në rënie në të gjithë botën deri në 2016, kur fruthi filloi të rishfaqej.
Zyrtarët e OBSH thonë se arsye e kësaj rishfaqjeje varion nga vendi në vend. Disa njerëz nuk kanë akses tek programet e vaksinimeve ndërsa të tjerë keqinformohen për sëmundjen dhe mënyrën se si ta parandalojnë atë. /TCH/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës