LAJMI I FUNDIT:

OBSH: Megjithë lodhjes pandemike, ne nuk duhet të dorëzohemi

OBSH: Megjithë lodhjes pandemike, ne nuk duhet të dorëzohemi

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, deklaroi të hënën se ideja për braktisjen e përpjekjeve për kontrollimin e pandemisë siç u sugjerua nga një zyrtar i SHBA-së ishte e “rrezikshme”, derisa udhëzoi shtetet që të mos dorëzohen.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ai proklamoi se pandemia e cila tash e disa muaj i mori jetën 1.1 milion njerëzve ka arritur në një nivel të “lodhjes pandemike”.

“Situata është e vështirë, njashtu edhe rraskapitja “, tha Ghebreyesus.


“Mirëpo, ne nuk duhet të dorëzohemi”, u shpreh kreu i OBSH-së.

Pandemia e COVID-19 e cila shpërtheu muaj më parë ka infektuar deri më tani më shumë se 43 milionë njerëz globalisht.

Derisa rritjet e fundit në Evropë kanë bërë që të zbatojnë sërish masa për të parandaluar përhapjen. /Telegrafi/