LAJMI I FUNDIT:

Objekti i ri i FShMN-së do të ndërtohet në lagjen “Bregu i Diellit”, punimet do të fillojnë më së largu në fillim të shkurtit

Objekti i ri i FShMN-së do të ndërtohet në lagjen “Bregu i Diellit”, punimet do të fillojnë më së largu në fillim të shkurtit

Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore (FSHMN) do të ndërtohet në zonën e Fakultetit Teknik në lagjen “Bregu i Diellit”.

Kështu është bërë e ditur për Telegrafin nga Rektorati i Universitetit të Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina”.

Sipas përgjigjes së rektoratit, aktualisht ka filluar rrethimi i parcelës ku do të ndërtohet objekti i Fakultetit të Shkencave Matematike – Natyrore.


Nga Rektorati thonë për Telegrafin se brenda këtij muaji ose në fillim të muajit tjetër do të fillojë ndërtimi i këtij objekti.

“FSHMN-ja do të ndërtohet në zonën e Fakultetit Teknik në ‘Lagjen Bregu i Diellit’. Ju njoftojmë që aktualisht ka filluar rrethimi i parcelës ku do të ndërtohet objekti i Fakultetit të Shkencave Matematike – Natyrore. Bazuar në planifikimet aktuale, brenda këtij muaji ose në fillim të muaji tjetër, më së largu, do të fillojë ndërtimi i objektit në fjalë”, thuhet në përgjigjen e Rektoratit.

Po ashtu, bëhet e ditur se sa i përket planifikimet për ndërtimin e objektit të Fakultetit Ekonomik janë në fazën fillestare.

“Ndërkaq, planifikimet për objektin e Fakultetit Ekonomik janë në fazë më fillestare”, kanë thënë për Telegrafin nga Rektorati i UP-së “Hasan Prishtina”.

Ndryshe, ditë më parë rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Qerim Qerimi dhe kryetari i Prishtinë, Përparim Rama, e kanë nënshkruar kontratën për ndarjen e lokacionit për ndërtimin e objekteve të reja të Fakultetit të Shkencave Matematikore – Natyrore dhe Fakultetit Ekonomik. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Lajme
Kalo në kategori