LAJMI I FUNDIT:

Objekti brenda bazës ushtarake të Shëngjinit, Prokuroria e Lezhës kërkon heqjen e sekuestros

Objekti brenda bazës ushtarake të Shëngjinit, Prokuroria e Lezhës kërkon heqjen e sekuestros

Pas rreth tre vitesh hetime, Prokuroria e Lezhës kërkon heqjen e sekuestros preventive për objektin që po ndërtohej brenda bazës ushtarake të Shëngjinit dhe disa pronave të tjera aty.

Procedimi penal nisi nga SPAK për veprën penale “Shpërdorim detyre”, por më pas çështja i kaloi për hetim Prokurorisë së Lezhës.

Organi i akuzës ka kryer një sërë veprimesh, ku u sekuestruan e analizuan të gjithë praktikat e ndjekura nga institucionet për privatizimin e pronës dhe dhënien e lejes së ndërtimit, brenda bazës detare ushtarake të Shëngjinit, por pas verifikimeve është dalë në konkluzionin se nuk ka element të veprës penale, për shpërdorim detyre.


Tashmë do të jetë gjyqtari, Ilir Përdeda i cili do të vendosë nëse do pranojë kërkesën e Prokurorisë apo do e kthejë sërish për plotësim hetimesh. Objekti katër katër brenda bazës detare ushtarake të Shëngjinit nisi të ndërtohet 4 vite me parë.

Rasti u denoncua nga ish-zv.Komandanti i Forcës Detare Artur Meçollari e më pas u vunë në lëvizje Ministria e Mbrojtës dhe organet e drejtësisë, ku u konstatua se edhe prona të tjera në atë zonë ishin me certifikatë të rregullt pronësie.

Objekti është ngritur katër kate, por pasi çështja u bë publike dhe ndërhynë dhe Ministria e Mbrojtës puna ka stopuar.

Nga ana tjetër edhe shoqëria që po kryente investimin ka kundërshtuar vendimin e sekuestros më herët pasi pretendon se ka të gjithë dokumentacionin e rregullt , pronën me certifikatë pronësie dhe leje ndërtimi të dhënë nga Bashkia Lezhë.

Baza detare ushtarake e Shëngjinit mbahet nën monitorim të vazhdueshëm përgjatë 24 orëve nga forcat e ushtrisë./RTSH

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Politikë
Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori