Zhenika Loli, punonjës në gjykatën së Rrethit Gjyqësor në Korçë është arrestuar sot me urdhër të Prokurorisë së Tiranës pasi akuzohet se kishte ngritur bazën e prodhimit të dokumenteve të falsifikuara me qëllim kalimin drejt Anglisë të drogës dhe sendeve të paligjshme.
Në dosjen e Prokurorisë së Tiranës nën drejtimin e prokurorit Bledar Vatikiaj ku kërkohet masa arrest me burg për punonjësin e IT, janë zbardhur auto-përgjimet si dhe pamjet filmike që implikojnë të dyshuarin për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve”, “mashtrim”, dhe “ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Në dosjen e siguruar nga Top Channel thuhet se Zheni Loli, duke shfrytëzuar postin e tij si IT në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë me aftësi të mira kompjuterike, ka hapur një kancelari të tijën ku falsifikonte dokumente me qëllim jo vetëm kalimin e personave drejt BE-së, por me qëllim kryesor kalimin drejt Anglisë të lëndëve narkotike.
Pjesë nga përgjimet
-Kam një dy shok ore burrë, të bëjmë ndonjë lek. A ka ndonjë lek për mua, ta gjej nanji
Zheni: Nuk e di se, e dëgjon këtë nuk është, ti thuaj sa të duash, ti e di pazarin
-E di e di por…
Zheni: Ti e di pazarin, thuaj sa të duash, o vlla këto punë unë i bëj për mik
-E marr vësh por nuk është se ka ndonjë çmim tjetër?
Zheni: Vetëm kujdes vlla, se ti qenke ca si kshu…
-O Vla po s’janë gjëra kto tani po bëjnë gjëra…. Qenke içik i shfrenuar por bëj kujdes, unë kaq po të them, pastaj ti e di
Zheni: Mirë zemra mirë, hajde shumë faleminderit
Pas kryerjes së veprimeve proaktive hetimore, vëzhgimeve, përgjimeve si dhe blerjeve të simuluara, u zbulua mekanizmi ku prodhoheshin dokumente të një cilësie të lartë që kishin gjithë kodet e sigurisë dhe që mund të kalonin çdo kontroll policor.
Në përfundim të veprimeve hetimore të kryera nga ana e specialistëve, rezulton Zhenika Loli është njëri nga hallkat e këtij rrjeti që shërbejnë për kalimin e paligjshëm të kufirit nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, por jo vetëm dhe në kalimin e personave nëpërmjet rrugëve të tjera siç është ajo e transportit me kamion.
Nga ana e Specialistëve të Seksionit për Krimin Ekonomik e Financiar, u morën informacione në rrugë operative se shtetas të ndryshëm në bashkëpunim me njëri-tjetrin kundrejt pagesës ndihmojnë persona të caktuar për kalim të paligjshëm të kufirit nëpërmjet falsifikimit të kartave të identitetit të shteteve evropiane dhe kryesisht karta identiteti italiane.
Me anë të këtyre kartave të falsifikuara këta shtetas duke shmangur kontrollet e bëjnë më të lehtë kalimin e lëndëve narkotike dhe sendeve të tjera të kundërligjshme jo vetëm në vendet e BE-së por me destinacion final Anglinë. /tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gashi: Qytetarët nuk janë të kënaqur me diskursin politik dhe kulturën politike në Kuvend

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

KFOR-i e EULEX-i rrisin bashkëpunimin për më shumë siguri në Kosovë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës