LAJMI I FUNDIT:

“O nënshkruaje Blerim Isufajn, o do të merremi me ty”, ministrja Haxhiu tregon se si u kërcënua presidentja Osmani

“O nënshkruaje Blerim Isufajn, o do të merremi me ty”, ministrja Haxhiu tregon se si u kërcënua presidentja Osmani

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se si presidentja Vjosa Osmani i ishte kërcënuar lidhur me procesin e dekretimit të Blerim Isufajt Kryeprokuror i Shtetit.

“Unë kam kuptuar nga vetë presidentja që i kanë çu fjalë si me thanë ‘o nënshkruaje Blerim Isufajn, o do të merremi me ty’. Pra forma të tilla të presioneve e kërcënimeve, por e cila nuk është shqetësuar në raport me këto kërcënime, të cilat sistemi i përdor për të ndalë dhe për të frikësuar qytetarët e Republikës së Kosovës”, tha Haxhiu, për ATV.

Kujtojmë se vetë presidentja Osmani, një konferencë për media më 17 tetor të vitit të kaluar, kishte thënë se është kërcënuar nga njerëz ‘të sistemit të drejtësisë’.


“Ka qenë presion i paligjshëm dhe jokushtetues dhe në kundërshtim me çdo praktikë të mëhershme të komunikimit ndërpersonal. Në anën tjetër, unë mund të them se ka pasur presione nga njerëz që dërgonin mesazhe: ‘do të të ngrisim aktakuzë’, ‘do të bëjmë dosje’, ‘do të t’i lidhim duart’”, kishte thënë Osmani, duke shtuar se “është shqetësuese kur zyrtarë të institucioneve tona të drejtësisë mendojnë se mund ta kërcënojnë kreun e shtetit”.

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori