Nysrete Kumnova, drejtuese e shoqatës “Thirrjet e nënave”, në “Personale” me Krenare Vokshi-Shala, ka rrëfyer momentin më të vështirë në jetës e saj, kur forcat serbe i kanë marrë djalin e vetëm për fatin e të cilit as sot nuk di asgjë.
Kumnova ka rrëfyer momentet kritike kur ishin rrethuar nga forcat serbe në Gjakovë.
“Me 31 mars në shtëpinë tonë ishim bashkë me familjen e motrës, dhe fqinjë tjerë kur jemi rrethuar nga forcat serbe e që më nuk kemi mundur të lëvizim”.
Ajo thotë se para këtij rrethimi kishin vendosur të largohen nga shtëpia për të shkuar në Shqipëri, pasi e panë se situata aspak nuk është e mirë.
“Me 30 mars të vitit 1999 bashkëshorti im Muharremi më tha po dalim në Shqipëri se gjendja nuk është e mirë. Shkova ta zgjoj djalin tim Albionin. Më tha “kush po ju thotë, pse me dalë në Shqipëri”. I thashë “për me ju shpëtu juve bre bir”.
Kumnova tregon se pasi kishin dalë te vetura, djali i kishte thënë edhe një herë “pse bre mom me dalë, ma mirë po qëndrojmë në shtëpinë tonë”.
“E thirra Muharremin, i thashë Albioni nuk po do me dalë. Dhe dolëm nga kerri e u kthyem në shtëpi”, tregon Kumnova, përcjell Telegrafi.
Siç rrëfen ajo, ditën e nesërme policia serbe ishin futur në shtëpinë e tyre.
Pasi u kishin ndalur televizorin, ata kishin thënë “dyshuam mos po e shikoni Zërin e Amerikës”.
“Pas pesëmbëdhjetë minutave, Arjeta, vajza e vogël që ka qenë në katin e lartë erdhi poshtë e tha ‘nënë i arrestuar të gjithë’. Dolëm nga shtëpia mos po i shpëtonim. Ata i kishin shtrirë në rrugë mos me lëvizë. Neve na kthyen në shtëpi duke na kërcënuar me vrasje, dhe nga ai moment më nuk i kemi parë”.
Ajo thotë se meqë në Gjakovë kishte edhe serbë dhe në fabrikën ku punonte kishte pasur edhe gra serbe, kishte thirrë në telefon nënën e njërit polic serb që dyshonte se ishte në shtëpinë e saj. Ajo i kishte thënë se djalin e ka në punë, duke ja shtuar edhe më tej dyshimet se ai ishte me uniformë.
“Të nesërmen shkova në polici dhe e pashë Millanin [djalin e koleges që e kishte ne punë], dhe e thirra dy herë por ai bëri sikur s’më dëgjon dhe është larguar. Doli një tjetër që poashtu e njihnim, më tha “çka ke”. I thashë “ma morën Albionin dhe pesë të tjerë”. Më tha “ani se ndoshta janë shkuar në Shqipëri”. I tashë ”jo se kuleta dhe dokumentet i kanë mbetur në shtëpi, s’ka pare për të shkuar në Shqipëri”. Ma ktheu ”jo si nuk i duhen paratë”. Nga aty kuptova se diçka e keqe ka mundur të ndodhë me ta”.
Drejtuesja e shoqatës “Thirrjet e nënave”, ka thënë se pesë persona nga ai grup janë gjetur në varrezën masive të Batajnicës, ndërsa Albioni ende nuk është gjetur./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

VLEN: Ligji për “branitellat” nuk kalon pa përfshirjen e ish-pjesëtarëve të UÇK-së

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Edhe një premtim për trenin e shpejtë brenda Shkupit

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës